Pashallarë Të Kuq Dhe Blu: Mbi Islamizimin Me Dhunë Të Armikut Në Diskursin Publik Shqiptar.
Red and Blue Lords: On the islamisation by force of the enemy in the Albanian public discourse
Author(s): Ervin HatibiSubject(s): Theology and Religion, Cultural Essay, Political Essay, Societal Essay
Published by: Përpjekja
Keywords: Red Lords; Blue Lords: ; islamisation ; by force of the enemy ; Albanian public discourse; Religion; Islam
Summary/Abstract: Një nga gjetjet më të bujshme me të cilën na qerasin shpesh kohët e fundit fotoreporterët shqiptarë, është loja me aureolat. Sahera, faqe të para gazetash hapen me ndonjë portret kryesisht politik, i ujdisur ky në fokus në një mënyrë të këtillë, që personazhit të fotografuar t’ia kopsisin kokën pas ndonjë objekti a shenje të rrumbullt, çfarëdo qoftë: rrethi me yjet evropianë të flamurit, stema ovale e kryeministrisë, ndonjë O apo Q kapitale nëpër banderola ceremoniale, ndonjë tollumbac festiv… Çdo objekt rrethanor rrumbullak ngarkohet me misionin e qerthullimit të kokës së personazhit me një lloj sfondi qarkor, tip kurore mbretërore apo brerore shenjtërore. Gjuha e dhunës në shtyp, më e ashpër dhe piktoreske gjatë viteve ’90, tashmë që është shtruar ca, duket se ia lënë misionin e demonizimit përmes karikaturizimit artit objektiv të fotografisë. Kështu, gazetat shpesh e pikturojnë kundërshtarin politik me poza të sforcuara tipizuese, të tilla që shfrytëzojnë rastin p.sh. përgjatë ndonjë teshtime apo ndonjë kruajte vetvrasëse hunde, gjatë shqiptimit të mundimshëm të ndonjë bashkëtingëllorje, gjatë ndonjë gromësime parlamentare a pultitje rutinore të pafaj syçkash apo çdo mrrolje e tendosje tjetër të lëkurës së mimikës. Poza që në fakt duheshin hedhur në kosh nga profesionisti i ndershëm. Rrethorja që përmendëm, në të tilla raste negative nuk e rrethon më kokën politike si aureolë a kurorë: ajo bëhet thjeshtë rrethi koncentrik në dylbinë e snajperit: bëhet shënjestër ekzekutimi.
Journal: Përpjekja
- Issue Year: 2005
- Issue No: 20
- Page Range: 86-89
- Page Count: 4
- Language: Albanian
- Content File-PDF