Barleti në Enciklopedinë Italiane të Vitit 1964
Barleti in the Italian Encyclopedia of 1964
Author(s): Franz BabingerSubject(s): History
Published by: Botimet DUDAJ
Keywords: Barleti ; Italian Encyclopedia ; 1964
Summary/Abstract: Konsiderohet si i sigurtë fakti që rrjedh nga një familje italiane dhe që ka lindur në Shkodër, Shqipëri rreth vitit 1450. Nuk është edhe aq e sigurtë nëse mbiemri i familjes së tij është ai i qytetit Barleta në Puglie: fakti që familja e tij të jetë me origjinë nga Barleta (prej nga është transferuar në Shkodër), nisur dhe nga mbiemri Barleti, është mëse i ndërlikuar. Nuk diskutohet që kultura dhe ndenjat e Barletit, siç refl ektohet dhe në shkrimet e tij, e karakterizojnë atë si italian, ndonëse shumë autorë e konsiderojnë shqiptar edhe nga origjina. Si datë e parë e sigurtë per Barletin mbahet viti 1474, atëherë kur turqit u përpoqën për herë të parë të sulmonin Shkodrën:, siç del edhe nga veprat e tij, ai ishte dëshmitar i ngjarjeve. Gjatë fazës së dytë dhe të fundit të sulmit në qytet (1478) morri pjesë personalisht në mbrojtje të tij së bashku me bashkëqytetarët e tij. Sic përmendet në veprën e tij, Rrethimi i Shkodrës, kohë më parë dhe në mënyrë te përsëritshme kishte vizituar Shqipërinë dhe kishte një njohje direkte dhe personale të Kroacisë, të paktën për sa i përket Raguzës dhe bregut kroat (cfr. De obsidione Scodrensi, X).
Journal: Gjeopolitika
- Issue Year: 2011
- Issue No: 06
- Page Range: 142-143
- Page Count: 1
- Language: Albanian