"Barleti, në Kroaci “Fshihet” Libri i Tretë i Panjohur"
"Barleti in Croatia 'Conceal' of the third Unknown Book"
Author(s): Moikom ZeqoSubject(s): History
Published by: Botimet DUDAJ
Keywords: Barleti in Croatia; Conceal; third Unknown Book
Summary/Abstract: Deri më, sot njihen dy libra kryevepra të Marin Barletit, “Rrethimi i Shkodrës”,botuar në Venedik më 1504 ( ndonjë studiues si J.Drançolli mendon që është botuar më 1502) dhe “Historia e Gjergj Kastriot Skënderbeu” botuar në Romë në vitet 1508-1510. Gjatë hulumtimeve të mia shumëvjeçare, kam mundur të shtie në dorë kopjen e librit të tretë të Marin Barletit, origjinalin e të cilit e posedon Biblioteka e Zagrebit në Kroaci Ky libër i tretë dhe mesa duket i fundit i Marin Barletit, është botuar më 1555 në Romë në një tipografi të quajtur “Valerium dhe Alosium Doriku, Vëllezërit Brisjenë”. Libri është botuar vite më vonë mbasi ka vdekur Barleti dhe është botuar pikërisht nga një pinjoll i familjes princërore shqiptare të Engjëllorëve. Libri quhet: “Përmbledhje ose shkurtore e jetës së Papëve deri te Marcellini II dhe i Perandorëve romakë”. Ky libër përbëhet prej 116 faqesh, nga të cilat 6 faqet e para nuk kanë numra, kurse faqja e shtatë nis me numrin 1.
Journal: Gjeopolitika
- Issue Year: 2011
- Issue No: 06
- Page Range: 132-134
- Page Count: 3
- Language: Albanian