The Moral Extent of Humanitarian Action Cover Image
  • Price 4.50 €

HAPËSIRA MORALE E AKSIONIT HUMANITAR
The Moral Extent of Humanitarian Action

Author(s): Didier Fassin
Subject(s): Politics / Political Sciences
Published by: Përpjekja
Keywords: Moral Extent of Humanitarian Action ; Humanitarian Action;

Summary/Abstract: Për ata që pretendojnë se e studiojnë, veçanërisht nga këndvështrimi i shkencave shoqërore, aksioni humanitar paraqet një vështirësi të dyfishtë. Së pari, ai na përmëndet shumë shpesh dhe shumë më tepër se ç’mund të thuhej në të vërtetë për të. Përcaktimet që i janë dhënë duket se nuk i shkojnë shumë për shtat fjalës humanitar, ndonëse janë bërë përpjekje për t’i gjetur një të tillë. E thënë ndryshe, aktorët që pretendojnë se janë të tillë nuk janë në vendin që besohet se duhet të jenë. Megjithëse i përfytyron në skena ndërkombëtare fatkeqësish nëpër botë, ata i sheh tek janë të përfshirë në programe për parandalimin e toksikomanisë ose në ndonjë konsultë mjekësore për emigrantët ilegalë në Francë. Megjithëse i paramendon si specialistë situatash të jashtëzakonshme, luftrash, zije të bukës dhe epidemish, ata i gjen ndërkohë duke negociuar me ministrin francez të punëve sociale për ligjin e sigurimeve në rast sëmundjeje, i cili siguron një shërbim shëndetësor më të barabartë. Ndërkohë që e mbajnë veten si asnjëanës dhe shpesh shihen si apolitikë, mësohet se zhvillojnë aktivitet në gjirin e lëvizjeve altermondialiste, ku janë edhe nga më aktivët në politikat e lobbing-ut pranë G8 në Evian dhe të Organizatës Botërore të Tregtisë në Doha për të fituar garanci lidhur me një klauzolë për medikamentet. Kjo strategji e eksesit i bën të vjetërohen analizat që i shohin veprimet humanitare vetëm nëpërmjet imazhit mediatik, d.m.th pak si patetik dhe në një kuadër asistence.

  • Issue Year: 2004
  • Issue No: 19
  • Page Range: 032-041
  • Page Count: 10
  • Language: Albanian