Letter from the Madhouse of 2000 Cover Image
  • Price 4.50 €

LETËR NGA ÇMENDINA NË VITIN 2000
Letter from the Madhouse of 2000

Author(s): Bashkim Shehu
Subject(s): Cultural Essay, Political Essay, Societal Essay
Published by: Përpjekja
Keywords: Letter from the Madhouse of 2000;Albania;

Summary/Abstract: I dashur Ivo Andriç, Mos u habit nëse kjo letër që po të shkruaj është pa datë, s’kam ç’t’i bëj, sepse në rrjedhën e ditëve dhe të netëve që s’kanë të mbaruar e që kapërthehen me njëra-tjetrën, këtu, në këtë botën time, koha ka rreshtur një herë e mirë, ose përkundrazi është bërë vërtet kohë, kohë e zhveshur, e lakuriquar nga zhelet e ronitura e të ndragura të ditëve, mujave dhe viteve. Kohë lakuriqe, a më kupton, lakuriqe si shtatoret e lashtësisë. Po, tamam, vërtet. Vërtet, tamam ashtu sikurse tashmë edhe ti je një shtatore, në një nga ata panteonët hijerërëndë, gati-gati të paafrueshëm falë hijes së tyre të rëndë, porse të stërnjohura këto hapësira ngrehinash monumentale nga të gjithë, ndaj dhe kjo letër që po të çoj nuk e ka adresën e marrësit, çka unë nuk e di, por që, edhe po ta dija, nuk do të kisha pse ta shkruaja, ngase gjithsesi kjo letër do të mbërrijë gjer në panteonin tënd, aty tek gjendet shtatorja yte. Ndërkaq, as adresën time unë nuk e di tamam-tamam, ose nuk e di fare, ose anasjelltazi. Di që jam i mbyllur në një çmendinë, por në cilin qytet, dhe cilit shtet i takon ky qytet, ose përkundrazi cilit qytet-shtet, apo nëse nuk i takon askujt, këtë nuk jam asfare në gjendje ta çanësoj. Të kujtohet, besoj, kur jemi parë e takuar, ashtu verbtazi, për herë të parë dhe të fundit në një stacion hekurudhor diku në Jugosllavi, vitin e largët 1948, në janar më duket, po sidoqoftë, siç e sheh, datat e kahershme disi i ruaj në kujtesë, përndryshe nga datat e mëvonshme dhe gjithëherë më të vona që kam frikë dhe druaj të përpiqem të kërkoj e t’i gjej, sepse

  • Issue Year: 2004
  • Issue No: 19
  • Page Range: 093-100
  • Page Count: 8
  • Language: Albanian