Big and Small Games: Inside the UN and Around It Cover Image
  • Price 4.50 €

LOJRA TË MËDHA E TË VOGLA: BRENDA OKB-SË E RRETH E RROTULL SAJ
Big and Small Games: Inside the UN and Around It

Author(s): Pino Arlacchi
Subject(s): Politics
Published by: Përpjekja
Keywords: United Nations; Small Games; UN ;

Summary/Abstract: Vitet e fundit ka pasur shumë thirrje për “reformë” të OKB-së. Megjithatë, nuk ka shumë qartësi, pa folur pastaj për konsensus, se ç’do të thotë reformë në praktikë. Si ata që duan prej OKB-së të luajë një rol më të madh në punërat e botës, ashtu edhe ata që duan ta kufizojnë rolin e saj vetëm në veprimtari humanitare, përdorin gjuhën e “reformës së OKB-së”, por shpesh kanë parasysh gjëra tepër të ndryshme. Kuptimi i idesë së reformës së OKB-së është i shumëllojshëm. Shumë njerëz besojnë se të ndryshosh OKB-në do të thotë të ndryshosh thjesht kuadrin e saj politik dhe institucional, sidomos përbërjen e Këshillit të Sigurimit. Të tjerë kanë parasysh strukturën e saj financiare dhe administrative, së bashku me procedurat e ndërhyrjes në fusha të tilla të rëndësishme si ruajtja e paqes dhe zhvillimi. Të tjerë e përdorin termin për të theksuar nevojën e një ndryshimi rrënjësor të të gjithë strukturës shumëpalëshe të krijuar pas Luftës së Dytë Botërore. Sipas kësaj pikëpamjeje nuk është e mundur të ndryshosh thjesht sekretariatin dhe programet e OKB-së duke i lënë kushërinjtë e tyre të pasur, FMN-në dhe Bankën Botërore të paprekura. Mangësitë e organizmave të Breton Vudsit mund të bien më pak në sy dhe cilësia e strukturave të tyre mund të jetë më e lartë, por ndikimi i veprimtarive të tyre në shumë vende në zhvillim po ngre më shumë pyetje se ndikimi i organizatave qendrore të OKB-së. Ato kanë nevojë të shndërrohen rrënjësisht, duke ndjekur të njëjtën rrugë.

  • Issue Year: 2004
  • Issue No: 19
  • Page Range: 056-063
  • Page Count: 8
  • Language: Albanian