Letter from 1920 Cover Image
  • Price 4.50 €

LETËR NGA VITI 1920
Letter from 1920

Author(s): Ivo Andrić
Subject(s): Cultural Essay, Political Essay, Societal Essay
Published by: Përpjekja
Keywords: Letter from 1920; Albania

Summary/Abstract: Nga Ivo Andriç Mars 1920. Stacioni hekurudhor Slavonski Brod. Kishte kaluar mesnata. Prej diku po frynte një erë, që udhëtarëve të kapitur e të përgjumur u dukej më e ftohtë nga sa ishte. Yjet atje lart shkisnin mes reve. Tutje dritat e verdha e të kuqe të sinjaleve zhvendoseshin herë më shpejt herë më ngadalë përgjatë shinave të padukshme shoqëruara nga tingulli i mprehtë i bilbilit të konduktorit dhe me kuisjen e zgjatur të lokomotivës, që ne udhëtarët i mvishnim zymtinë e lodhjes dhe mërzinë e pritjes sonë të gjatë e durimhumbur. Para stacionit, ndanë shinës së parë, rrinim ulur mbi valixhet dhe prisnim trenin. Nuk e dinim se kur do të vinte, e kur do të nisej. Dinim vetëm që do të ishte plot e përplotë me udhëtarë e bagazhe. Burri i ulur pranë meje ishte një shok i vjetër që ia kisha humbur gjurmët këto pesë-gjashtë vitet e fundit. Maks Levenfeld, mjek dhe i biri i një mjeku. Kishte lindur e ishte rritur në Sarajevo, ku kishte krijuar një klientelë të madhe. Ishte çifut nga prejardhja, dhe i kthyer në fenë e krishtere shumë kohë më parë. E ëma kishte lindur në Trieste, bijë e një baroneshe italiane dhe e një oficeri marine austriak, pasardhës emigrantësh francezë. Në Sarajevo mbahej mend prej dy brezash, për pamjen e saj, qëndrimin dhe mënyrën elegante të veshjes. Ishte e shënjuar me një lloj bukurie që respektohej e çmohej nga njerëzit, që, përndryshe ishin mjaft të pacipë e të vrazhdë.

  • Issue Year: 2004
  • Issue No: 19
  • Page Range: 086-092
  • Page Count: 7
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode