PËRDORIMI POLITIK I HISTORISË NË MANUALET E SHKOLLËS SË MESME TË PËRDORUR NË VITET 1974, 1995 DHE 1999
The Political Interpretation of History in Secondary School Textbooks Used in 1974, 1995 and 1999.
Author(s): Edlira BitinckaSubject(s): Cultural Essay, Political Essay, Societal Essay
Published by: Përpjekja
Keywords: policies for culture; Political Interpretation of History ; Secondary School Textbooks ; 1974 ; 1995 ; 1999
Summary/Abstract: “Me këtë tekst të ri, për herë të parë po i jepet shkollës së mesme në një botim të vetëm historia e shqiptarëve në të gjitha trevat e veta etnike dhe në diasporë, për të gjitha periudhat, që nga lashtësia deri në ditët tona. Eshtë synuar që historia të jepet e rikonceptuar, në mënyrë objektive dhe e çliruar nga politizimet që karakterizonin tekstet e mëparshme të historisë”1. Kështu fillon parathënia e tekstit të botuar në vitin 1995: për herë të parë studentet e vitit të katërt të shkollës së mesme nuk kishin më si lëndë mësimi Historinë e Shqipërisë2 por Historinë e Popullit Shqiptar3. Nisur nga ky ndryshim thelbësor në titull, jam përpjekur të bëj nje rindërtim të ngjarjeve kryesore që kanë karakterizuar historinë e shtetit dhe të popullit shqiptar, duke analizuar tre libra të botuar në vitin 1974, në vitin 1995 dhe i fundit, ende në përdorim, në vitin 1999. Zgjedhja për të marrë në shqyrtim këto manuale, të botuar në tri periudha të ndryshme, nuk është e rastësishme. Dëshiroja të vërtetoja nëse teksti i botuar në vitin 1995 ia kishte arritur qëllimit për të cilin fliste në parathënien e tij dhe, për më tepër, nëse dhe vetë manualet e botuar në vitet ’90 pasqyronin njëlloj historinë e popullit shqiptar. E gjithë kjo për të kuptuar nëse, në këto tekste, historia luan rolin e saj si burim informacioni dhe mjet interpretimi, apo është manipuluar për të përligjur forcën politike në pushtet.
Journal: Përpjekja
- Issue Year: 2003
- Issue No: 18
- Page Range: 069-083
- Page Count: 15
- Language: Albanian
- Content File-PDF