Don Quihote or a pioneer Cover Image
  • Price 4.50 €

Don Kishotë apo pionerë
Don Quihote or a pioneer

Author(s): Tajar Zavalani
Subject(s): Cultural Essay, Political Essay, Societal Essay
Published by: Përpjekja
Keywords: Don Quihote ; Albania;Albanian Literature;

Summary/Abstract: “Nga përpjekja e mendimeve e vërteta del në shesh” thotë një proverb i njohur. Në kohët tona përpjekja e mendimeve bëhet sidomos me anën e fjalës së shtypur dhe atëherë merr formën e polemikës. Polemikë!... Ja një fjalë që do të alarmonjë disa, dhe në disa të tjerë do të ngjallë një kureshtje të ligë, kureshtjen e sharjeve personale ose të zbulimeve sensazionale. Fjala polemikë ka marrë ndër neve këtë kuptim të keq ose të kufizuar me që nuk jemi të stërvitur në luftrat e ideve, në duelet e pendës, ku zotësia matet me fuqinë e mendimeve dhe jo me ndyrësinë e sharjeve. Sido qoftë, nuk mund t’a fsheh se polemika më përpjekje mendimesh më pëlqen. Jo se kam natyrë grindaveci. Aspakë. Por kundërshtimi më inspiron, më stimulon, u jep forcë argumenteve të mia. Më duket se kur çfaq njeriu pikëpamjen e vet duke rrëzuar një pikëpamje të kundërtë, i ndizet shpirti, mendimet marrin formë më të mprehtë, efekti i tyre bëhet më i fuqishmë, formulat dalin më të goditura dhe fiksohen më mirë në mëndjen e këndonjësit. Kurse mendimet e çfaqura ex-cathedra, si dogma të thata që zbresin nga nonjë farë Olimpi të sotshëm, nuk bëjnë efekt, nuk zgjojnë atë kureshtje në këndonjësi dhe nuk këndohen me atë vërejtje.

  • Issue Year: 2007
  • Issue No: 24
  • Page Range: 008-010
  • Page Count: 3
  • Language: Albanian