A Regime Supporter Cover Image
  • Price 4.50 €

Një përkrahës i rregjimit
A Regime Supporter

Author(s): Siegfried Lenz
Subject(s): Literary Texts
Published by: Përpjekja
Keywords: Regime Supporter ;Albania;

Summary/Abstract: Në njërën nga fundjavat, ata i ftuan gazetarët që t’u tregonin në vend se sa shumë përkrahës kishte regjimi. Dëshironin të na provonin se gjithë ç’ishte shkruar për këtë krahinë rebele nuk qëndronte. Torturat dhe skamja, e mbi të gjitha kërkesat e parreshtura për pavarësi. Pra, u treguan tepër zemërgjerë kur na ftuan, dhe një nëpunës shumë i sjellshëm, i veshur me një kostum që s’kishte të sharë na priti prapa ndërtesës së Operas dhe na futi në një autobuz qeveritar. Ishte një autobuz i ri; ajri u mbush nga një kundërmim llaku e lëkure, nga radiua filloi të dëgjohet muzikë dhe autobuzi u nis. Nëpunësi mori në dorë një mikrofon, kroi me thoin e gishtit rrjetën ngjyrë argjendi dhe me një zë të butë na uroi sërish mirëseardhjen. Tha me modesti emrin e tij : “Quhem Garek”, pastaj na udhëhoqi nëpër bukuritë e kryeqytetit, përmendi sa ishin parqet e si quheshin, shpjegoi mënyrën e ndërtimit të kolonisë model mbi një kodrinë qëlqerore, e cila mbetej ende në terr për shkak të dritës së mëngjezit.

  • Issue Year: 2007
  • Issue No: 24
  • Page Range: 064-068
  • Page Count: 5
  • Language: Albanian