Aspekte Të Historiografisë Gjermane Për Pushtimin Gjerman Të Shqipërisë 1943-1944
Aspects Of German History From 1943-1944 During German occupation of Albania
Author(s): Marenglen KasmiSubject(s): History
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: German History; Albania; Occupation ; Albania; Albanian History;
Summary/Abstract: Studimi i historisë së Shqipërisë mbi periudhën e Luftës së Dytë Botërore dhe sidomos ajo e pushtimit gjerman të Shqipërisë 1943 - 44 ka ngjallur deri tani pak interes në historiografinë gjermane. Ndonëse Shqipëria gjatë luftës kishte një rëndësi anësore për Gjermaninë, historiani gjerman Christoph Stamm pranon se në studimin shkencor historik të Luftës së Dytë Botërore ekziston një e çarë1. Është për t'u theksuar, që publikime gjermane mbi politikën e jashtme nacionalsocialiste, për historinë ushtarake ose strategjinë ekonomike për vendet e tjera të Ballkanit si Rumania apo Jugosllavia, mundësojnë shpesh skicimin e drejtimeve bazë të politikës gjermane mbi Europën Juglindore. Në ndryshim nga ky fakt, problematika e veçantë e Shqipërisë është lënë jashtë vëmendjes. Ky nënvlerësim mund të shpjegohet me zhvillimet e veçanta historike të këtij vendi të Ballkanit, si edhe nga "statusi zyrtar tabu" që kishte ky vend si zone influence italiane deri në vitin 1943. Edhe publikimet e njohura të Karl Hnilick-it2, Erich Schmidt-Richberg-ut3 dhe Gerhard Hümmelchen-it4 e prekin Shqipërinë vetëm në përshkrimin e fazës së fundit të angazhimit ushtarak gjerman në Ballkan
Journal: Studime Historike
- Issue Year: 2011
- Issue No: 03-04
- Page Range: 197-204
- Page Count: 8
- Language: Albanian
- Content File-PDF