Peshkopët E Krujës
Bishop Kruja
Author(s): Fatjon BalliuSubject(s): History
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Bishop ; Bishop Kruja; Albania; Albanian History;
Summary/Abstract: Kruja, qytet i panjohur nga të vjetrit, ndodhet në Epir. Emri ka lindur nga krojet e përhershme që rrjedhin nga kreshtat e malit mbi të cilin ngrihet (qyteti - F. B.) dhe vërshojnë poshtë në fushë. Në të vërtetë, në gjuhën epirotike burimit i thuhet Croja. Ka nga ata që mendojnë se Kruja është ngritur mbi rrënojat e qytetit të shkatërruar të Antigonës. Të këtij mendimi janë Orteli, Ferrari, Baudrandi, si dhe është pranuar nga Sofiani dhe nga Lacio, porse e kanë gabim. Në të vërtetë, e largët dhe e ndryshme është pozita e njërës dhe e tjetrës dhe ndodhen shumë larg njëra-tjetrës. Antigonia shtrihet deri afer jugut në Akrokerauni dhe ndodhet pranë Kanovisë, e ndarë nga lumi Çelidno, sot Shkumbini, ndërsa Kruja ndodhet në veri të malit, pranë të cilit rrjedh Ishmi dhe fusha e saj (e Krujës - F. B.) bashkohet me atë të Lezhës dhe të Durrësit. Sigurisht që Baudrandi bie në kundërshtim me veten e tij kur thotë në librin e tij "Gjeograph."
Journal: Studime Historike
- Issue Year: 2011
- Issue No: 03-04
- Page Range: 205-248
- Page Count: 44
- Language: Albanian
- Content File-PDF