Historia dhe tradita, krijimi i miteve me karakter të pastër kombëtar
History and tradition, the creation of purely national myths
Author(s): Robert PichlerSubject(s): History
Published by: Përpjekja
Keywords: History and Tradition; national myth; Albania; Albanian History
Summary/Abstract: Ky studim paraqet raportin e një studimi disavjeçar mbi organizimin tradicional ekonomik dhe shoqëror në malësinë shqiptare. Fokusi i këtij studimi mbështetet mbi analizën krahasuese ndërmjet ekolgjisë, ekonomisë dhe organizimit shoqëror të dy zonave malore (Dukagjini në veriperëndim të vendit dhe Kurveleshi në jugperëndim).Gjatë kërkimeve të mija jam përballur shpesh me një numër nocionesh, konceptimesh, interpretimesh, imazhesh dhe stereotipesh mbi karakterin e njerëzve të malësisë. Udhëtarë të huaj, diplomatë dhe shkencëtarë, kanë mbetur të impresionuar nga “zakonet primitive” dhe “sjelljet e çuditshme” të malësorëve, si në veri ashtu edhe në jug. Shumë prej tyre e kanë konsideruar malësinë si një relike të zakoneve të vjetra që të jep një mundësi unike për vëzhgimin e të kaluarës shoqërore të njerëzimit, dhe, në kohët e fundit, mundësinë për hetimin e tranzicionit nga tradita në modernizim. Nga ana tjetër historiografia dhe etnografia shqiptare filloi më 1950 të studjojë “të kaluarën kulturore” të këtyre zonave. Një element i rëndësishëm i kësaj orvatjeje ishte studimi i zakoneve vendore dhe mbledhja e miteve, ritualeve dhe zakoneve të malësorëve.
Journal: Përpjekja
- Issue Year: 1999
- Issue No: 15+16
- Page Range: 152-158
- Page Count: 7
- Language: Albanian
- Content File-PDF