Ushtria Çlirimtare e Kosovës – miti i origjinës
The Kosova Liberation Army - the myth of origin
Author(s): James PettiferSubject(s): Politics / Political Sciences
Published by: Përpjekja
Keywords: Kosova Liberation Army ; myth of origin; Kosova; Albania
Summary/Abstract: Në maj të vitit 1996, kur ndërmori sulmin e saj të parë të hapur mbi forcat ushtarake serbe, Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ishte një organizatë e fshehtë, që numëronte jo më shumë se disa qindra anëtarë, shumica e të cilëve nuk ishin nga Kosova. Gjatë viteve 1997-1998 ajo u shndërrua në një forcë të rëndësishme të politikës së Kosovës: një periudhë 18-mujore lufte të armatosur brenda Kosovës galvanizoi periudhën e mëparshme të një status-kuo-je të ngrirë dhe në mars të 1999-s filloi një luftë e madhe evropiane, me bombardimet e NATO-s ndaj Jugosllavisë, në përgjigje të veprimeve të saj anti-UÇK në Kosovë. Qendrimet mbi atë që ndodhi në politikën kosovare gjatë tre vjetëve të fundit mund të jenë të ndryshme, por një gjë është e sigurtë, që NATO nuk do të kishte ndërhyrë në Jugosllavi po të mos ekzistonte emergjenca që u krijua nga UÇK. Një skenar i tillë ishte i paimagjinueshëm në maj të 1996, kur si gazetar unë shkrova raportin tim të parë rreth UÇK-së, pas goditjes në rajonin e Deçanit, që përfundoi me vdekjen e disa policëve serbë 1. Ajo që është një e vërtetë e vetkuptueshme më 1999 do të dukej krejtësisht jashtë çdo llogaritjeje politike racionale më 1996.
Journal: Përpjekja
- Issue Year: 1999
- Issue No: 15+16
- Page Range: 119-123
- Page Count: 5
- Language: Albanian
- Content File-PDF