Fenomeni nacionalizëm dhe kriza shqiptare
The phenomenon of nationalism and the Albanian crisis
Author(s): Piro MishaSubject(s): Politics / Political Sciences
Published by: Përpjekja
Keywords: Albania; nationalism ; Albanian crisis;
Summary/Abstract: Në thuajse tërë gjuhët e Europës fjala nacionalizëm mbart sot një domethënie negative. Përjashtim bën deri diku anglishtja, ku ndodh që kjo fjalë të përdoret edhe me një domethënie thjeshtë neutrale e përshkruese.1 Në të vërtetë vështirë të gjesh sot një francez, një italian apo një holandez që ta quaj veten nacionalist, çka, sigurisht, s’do të thotë që një francez, një italian, apo një holandez nuk e do vendin e vet. E bëra këtë hyrje për të dalë tek pyetja që ia kam bërë shpesh vetes kohët e fundit: pse fjala nacionalizëm po bëhet gjithnjë e më e pranishme ne jetën tonë? Madje, në gojën e një pjese të politikanëve apo në faqet e një pjese te medias të ashtuquajtur të djathtë fjala nacionalizëm thuajse ia ka dalë të zevëndësojë fjalën patriotizëm, që deri vonë përdorej për të treguar dashurinë për atdheun, ndërkohë që jo rallë, me një intolerancë tipike ballkanase, shpallet thuajse tradhëtar gjithëkush që s’pranon ta quaj veten nacionalist.
Journal: Përpjekja
- Issue Year: 1999
- Issue No: 15+16
- Page Range: 013-031
- Page Count: 19
- Language: Albanian
- Content File-PDF