Hasan Prishtina në lëvizjet politike (1920-1924)
Hasan Prishtina in political movements (1920-1924)
Author(s): Muharrem DezhgiuSubject(s): History
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Hasan Prishtina ; political movements ; 1920-1924; Albania; Albanian History;
Summary/Abstract: Atdhetari Hasan Prishtina ka hyrë në historinë e shqiptarëve me një veprimtari të gjerë politike, diplomatike, ushtarake, duke skalitur emrin në plejadën e luftëtarëve të paepur të lëvizjes kombëtare çlirimtare të shqiptarëve. Atë nuk e joshën gradat, ofiqet dhe postet për ta larguar nga veprimtaria e tij revolucionare. Ai qëndroi në pozicionin e opozitarit të përjetshëm kundër të gjithë armiqve të kombit shqiptar. Siç e ka deklaruar vetë “në vend të një kolltuku me turp në Stamboll preferoi kryengritjen me nder në malet e Kosovës”1. Dhe Kosova e çështja e çlirimit të saj, si pjesë e pandarë e kombit shqiptar do të bëhej lajtmotivi i të gjithë veprimtarisë së Hasan Prishtinës, deri në fund të jetës së tij.
Journal: Studime Historike
- Issue Year: 2009
- Issue No: 03-04
- Page Range: 189-193
- Page Count: 5
- Language: Albanian
- Content File-PDF