Shqipëria dhe projektet e (Kon)federatave ballkanike (1941-1945)
Albania and the projects of Balkan Confederations (1941-1945)
Author(s): Ana LalajSubject(s): History
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Albania and the projects of Balkan Confederations ; 1941-1945;
Summary/Abstract: Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ballkanet zunë një vend të rëndësishëm në planet ushtarake dhe në diplomacinë e Luftës. Kjo jo vetëm se jeta e 80 milion njerëzve në Ballkane ishte në rrezik, por dhe për pozitën gjeostrategjike të rëndësishme në kryqëzimin e rrugëve detare dhe tokësore ndërkontinentale të vendeve ballkanike. Që në vitin 1939, Britania e Madhe ishte mjaft e përfshirë në parashikimin e kufijve të rinj të pasluftës të Evropës Lindore e Qendrore. Në literaturën historiografike është i njohur kontributi që ka dhënë për Evropën Juglindore Qendra e “Kërkimeve Shkencore për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Shërbimin e Medias” (Foreign Research and Press Service - FRPS) në Oksford, e kryesuar nga historiani i shquar britanik Arnold Toynbee. Objekt i kryesor i këtij ekipi u bënë popujt dhe vendet që shtriheshin midis Gjermanisë në Perëndim dhe Rusisë në Lindje, dhe nga Balltiku në veri e deri në Mesdhe dhe Adriatik në jug. Qeveria Britanike i ngarkoi kësaj qendre detyrën për të studiuar të ardhmen e EJL, mbështetur në dokumentet historike. Zgjidhja që ekipi i mësipërm ofroi ishin konfederatat multinacionale,1 ku njëra prej tyre do të ishte Konfederata Danubiane, e cila do të shtrihej në veri, dhe do të përfshinte Poloninë, Çekosllovakinë, Austrinë, Hungarinë; kurse e dyta do të ishte Konfederata Ballkanike, e cila do të shtrihej në jug, e do të përfshinte Jugosllavinë, Bullgarinë, Greqinë, Shqipërinë dhe mundësisht edhe Rumaninë.
Journal: Studime Historike
- Issue Year: 2009
- Issue No: 03-04
- Page Range: 321-330
- Page Count: 10
- Language: Albanian
- Content File-PDF