Veprimtaria diplomatike e Hasan Prishtinës për çështjen e Kosovës
Diplomatic activities of Hasan Prishtina on Kosovo issue
Author(s): Marenglen VerliSubject(s): History
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Diplomatic activities ; Hasan Prishtina ; Kosovo issue; Albania; Albanian History;
Summary/Abstract: Hasan Prishtina është një ndër personalitetet më të spikatur të Kosovës e të mbarë Shqipërisë me kontribut të veçantë në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, i angazhuar si rrallëkush për arritjen e autonomisë dhe pavarësisë së Shqipërisë në kufijtë e natyrshëm etnikë1. Veprimtaria intensive në të mirë të çështjes kombëtare në parlamentin osman (3 herë deputet / 1908-1912) në median e kohës, pranë përfaqësive të huaja diplomatike dhe në Komitetin Shqiptar të Stambollit, për mbrojtjen e të drejtave kombëtare të shqiptarëve, për zhvillimin e arsimit dhe të kulturës kombëtare etj., si edhe roli drejtues në organizimin e Kryengritjes Antiosmane në Kosovë në vitin 1912, e vendosën Hasan Prishtinën qysh në fund të dekadës së parë të shek.XX, në krye të Lëvizjes Kombëtare por edhe në Kosovë2. Për këtë arsye ai konsiderohej person “non grata” për Portën e Lartë, por edhe për qarqet drejtuese të Serbisë, që kishin thurur planet për aneksimin e viseve shqiptare dhe që për ta neutralizuar e internuan në Beograd në dimrin e viteve 1912-1913, por, për këtë arsye edhe u mirëprit në korrikun e vitit 1913 në Vlorë dhe u ngarkua me detyrën e ministrit (të Bujqësisë) në Qeverinë Kombëtare të Ismail Qemalit3
Journal: Studime Historike
- Issue Year: 2009
- Issue No: 03-04
- Page Range: 169-187
- Page Count: 19
- Language: Albanian
- Content File-PDF