Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe integrimi i saj Euro-atlantik (vështrim i krahasuar me kushtetutën e Republikës së Shqipërisë)
The Constitution of the Republic of Kosovo and its Euro-Atlantic integration (comparativ view with the Constitution of the Republic of Albania)
Author(s): Aurela AnastasiSubject(s): Law, Constitution, Jurisprudence
Published by: Botimet DUDAJ
Keywords: Constitution ; Republic of Kosovo ; Euro-Atlantic integration ; Republic of Albania
Summary/Abstract: Kushtetuta e Republikës së Kosovës (2008), përfaqëson dokumentin më të ri bashkëkohor, që shpreh qartë synimin e popullit të Kosovës për të ndërtuar të ardhmen, duke u përfshirë në proceset integruese euro-atlantike. Synimi për integrimin e vendit shpallet me solemnitet në preambulën e Kushtetutës, dhe garantohet përmes parimeve të parashikuara gjerësisht në pjesën normative të saj. Kushtetuta e Kosovës jo vetëm ka përmbushur të gjitha parametrat e shtetit demokratik të së drejtës, por edhe ka arritur të përshtatë formulat më të mira të konstitucionalizmit bashkëkohor për proceset e integrimit. Kështu, ka një trup dispozitash integruese në të gjithë përmbajtjen, të cilat janë të nevojshme për të mbështetur të gjithë procesin e delegimit të sovranitetit, në fazën e asocimit dhe të anëtarësimit. Një studim i këtij trupi dispozitash kushtetuese paraqet rëndësi, jo vetëm për të parë aftësinë e Kushtetutës që t’i paraprijë këtyre proceseve, por edhe për të njohur rrugët e nevojshme që duhet të ndiqen për t’i përmbushur realisht ato. Ky studim merr një rëndësi të posaçme edhe në rrafshin krahasues, veçanërisht me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, jo aq për lidhjen specifi ke midis dy vendeve, por më tepër, për aspiratat e përbashkëta që synojnë të arrijnë në proceset e integrimit.
Journal: Gjeopolitika
- Issue Year: 2010
- Issue No: 04
- Page Range: 069-075
- Page Count: 7
- Language: Albanian