SHQIPËRIA PAS TRAZIRAVE PIRAMIDALE
Albania after the Pyramid uprising
Author(s): Artan PutoSubject(s): Politics / Political Sciences
Published by: Përpjekja
Keywords: Albania ; Pyramid uprising
Summary/Abstract: Deri fare pak kohë më parë Shqipëria zinte vëndin e parë në lajmet e agjensive të huaja. Kjo për shkakun e thjeshtë se vëndi u përfshi nga trazirat që pasuan falimentimin e skemave piramidale. Sa kohë ky vënd ishte në vorbullën e ngjarjeve të vrullshme ai natyrisht paraqiste interes për titujt e gazetave të huaja. Por pas furtunës vjen edhe qetësia, ose fashitja dhe bashkë me të edhe harrimi i mediave të huaja. Tani për to ky vënd ndoshta edhe nuk ekziston Disa ditë të shkuara pata fatin të bëja një udhëtim të shkurtër së bashku me një gazetar të huaj, i cili, si pak të tjerë, erdhi pikërisht për të parë se ç’bëhej ky vend pas asaj “marrëzie kolektive” që e kaploi disa muaj më parë. Objekti i vizitës sonë do të ishte fillimisht Gjirokastra, vendlindja e shkrimtarit më të madh shqiptar Ismail Kadare dhe njëkohësisht edhe e diktatorit komunist Enver Hoxha. Dy elementë këta që mjaftojnë për ta bërë këtë qytet interesant në sytë e një të huaji. Por itinerari ndryshoi, sepse udhëtimi deri në vëndin e Argjirosë është më i gjatë se sa të shkosh nga Tirana në Nju-Jork, sigurisht me aeroplan. Prandaj zgjodhëm Elbasanin dhe Beratin si dy vende më të afërta.
Journal: Përpjekja
- Issue Year: 1998
- Issue No: 13+14
- Page Range: 009-018
- Page Count: 10
- Language: Albanian
- Content File-PDF