TESTAMENTII GJONIT NGA DRISHTI (JOHANNES DA DRIVASTO). DOKUMENT I VITIT 1473
TESTAMENTII GJONIT NGA DRISHTI (JOHANNES DA DRIVASTO. DOKUMENT I VITIT 1473
Author(s): Edmond MalajSubject(s): History
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: TESTAMENTII GJONIT NGA DRISHTI ; JOHANNES DA DRIVASTO ; DOKUMENT ; 1473
Summary/Abstract: Nga fundi i vitit 1473 kemi edhe një testament nga një marinar që mesa duket e ka origjinën nga Drishti. Dokumenti u gjet gjatë kërkimit tim në lidhje me punimin mbi Drishtin, nëpërmjet shërbimit online që ofron Muzeu i famshëm Galileo në Firence. Dokumenti në ijalë që po e sjellim në origjinal dhe të përkthyer, na informon disi mbi jetën dhe profesionin e marinarit në ato kohëra. Dokumenti i Gjonit nga Drishti u gjet në brendësi të një Manuskripti të shkruar nga venedikasi Muhaeli i Rodosit (Michael de Rhodes). Në fillim le të themi nja dy ijalë në lidhje me Manuskriptin e Mihaelit të Rodosit. Ky manuskript përbëhet nga 440 faqe të cilat kanë si përmbajtje shkrime mbi matematikën, astronominë, astrologjinë lundrimin si dhe shënime nga udhëtimet e këtij marinari.1 Manuskripti është i shkruar në dialektin venedikas, dialekt ky që Mihaeli me sa duket e kishte mësuar që në moshën nëntëvjeçare, dhe Manuskripti i Mihaelit nga Rodosi kishte qenë i humbur për rreth 400 vjet kur u zbulua sërish në vitin 1966 dhe në vitin 2000 iu vu në dispozicion institucionit kërkimor “Dibner^ Institute for the History of Science and Technology,\ i cili e botoi dorëshkrimin në kuadër të projektit “Michael of Rhodes. A Medioeval Mariner and His Manuskript ” dhe është i publikuar edhe në internet nga “Institute and Museum of the History of Science”, pjesë e Muzeut “Galileo,> në Firence, Itali. Nga ky Manuskript mësojmë që Mihaeli i Rodit gjatë udhëtimeve të tij kishte qenë në Shqipëri shpesh herë, sidomos në Durrës2 3 dhe në 1419 kishte shërbyer për një vit në marinën venedikase që ruante brigjet shqiptare, si patron (ose paronf, siç na njofton edhe ai vetë n
Journal: Studime Historike
- Issue Year: 2012
- Issue No: 03-04
- Page Range: 295-302
- Page Count: 8
- Language: Albanian