SITUATA NË SHQIPËRINË VITIN 1921 Cover Image

SITUATA NË SHQIPËRINË VITIN 1921
SITUATA NË SHQIPËRINË VITIN 1921

Author(s): Sokol Gjermeni, Marenglen Verli
Subject(s): History
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: SITUATA NË SHQIPËRINË VITIN ; 1921

Summary/Abstract: Raportet diplomatike janë një nga njësitë më të rëndësishme që përherë kanë përbërë lëndën esenciale në përvijimin e politikave, interesave, qëllimeve, qëndrimeve, strategjive dhe të marrëdhënieve që një shtet ndërton dhe përcakton në raport me të tjerët. Projektimi dhe hartimi i interesave parësore në politikën e jashtme të shteteve është sendërtuar nëpërmjet instrumenteve dhe institucioneve politike dhe diplomatike të brendshme dhe të jashtme. Këto të fundit shërbejnë dhe veprojnë jo vetëm si burime të mirëfillta informacioni, por edhe si deshifruese e njohëse për materialin që përgatisin për vendin dhe banorët e tij. Italia si një nga fuqitë më të interesuara kundrejt Shqipërisë, pas Luftës së Parë Botërore ishte gjithmonë e prirur jo vetëm për të qenë e pranishme fizikisht në vend, por edhe për të qenë në kontakt të vazhdueshëm sa i takon zhvillimeve të ndryshme që ndodhnin në Shqipëri. Kjo i krijonte asaj mundësi të shumta që të organizonte, të përpilonte madje dhe të ndryshonte projektet dhe nismat e saj, me qëllim që diplomacia italiane të arrinte objektivat konkrete në këtë vend.

  • Issue Year: 2014
  • Issue No: 01-02
  • Page Range: 279-292
  • Page Count: 14
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode