Elementi demografik në krizën ekonomike të viteve ’80
Demographic elements in the economic crisis of the 80s
Author(s): Gjergj ErebaraSubject(s): National Economy, Economic history, Economic policy, Economic development
Published by: Përpjekja
Keywords: Demographic elements ; economic crisis ; 80s; Albania; Albanian History
Summary/Abstract: Vitet 1980 në Shqipëri mbahen mend si vite krize të theksuar në furnizimin e popullsisë me ushqime, gjë që shënoi kulmin me radhët e gjata nëpër qytete, të cilat njerëzit i mbanin shpesh përgjatë të gjithë natës në përpjekje për të blerë qumësht, vezë e produkte të tjera bazë. Një prej shqiptarëve që e përjetuan atë kohë, thotë se, në fillim duhej të ngriheshe në orën 6 të mëngjesit për të blerë qumësht, pastaj në orën 5 e, më vonë, të moshuarit filluan të mbajnë radhë përgjatë të gjithë natës. Dyqanet boshatiseshin nga malli që herët në mëngjes. Banorët e zonave rurale kujtojnë me ankth faktin, se prodhonin qumësht, por nuk lejohej ta konsumonin ndërsa detyroheshin të ushqeheshin me bukë misri e u refuzohej shitja e bukës së grurit, edhe kur ishin të gatshëm ta paguanin atë, thjeshtë sepse ishin fshatarë.
Journal: Përpjekja
- Issue Year: 2014
- Issue No: 32-33
- Page Range: 110-128
- Page Count: 19
- Language: Albanian
- Content File-PDF