RËNIE E LIRË NË TRANSIN SHQIPTAR
Free fall in the Albanian transition
Author(s): Edi MukaSubject(s): Politics / Political Sciences
Published by: Përpjekja
Keywords: Free fall ; Albanian Transition ; Albania
Summary/Abstract: Në Shqipërinë e fillimvitit 97 ajo çka u përjetua, mishërua dhe riformua më së shumti ishte “e papritura”. Që nga marsi i këtij viti në çdo formë të medias, qoftë atë statike apo të lëvizshme, verbale apo grafike, në shqip apo në çfarëdo gjuhe e frekuence të mundshme të interesuar, ikonografia e vetme që mbizotëroi kishte formën e një instrumenti prej hekuri, i cili shkrepte copëza hekuri nga gryka, copëza që kanë si funksion hapjen e vrimave të madhësive të ndryshme. I mbartur nga të gjitha grupmoshat e gjenealogjisë njerëzore, si në një teatër absurd ku e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja zhvillohen njëkohësisht, jashtë dimensioneve kohore, i zhvendosur në peisazhe e kontekste po aq të larmishëm, ky instrument u kthye në një prani të gjithgjindshme e të gjithpushtetshme, që bashkë me sasinë e pamatë të municionit vrastar shkarkonte edhe sasinë e pamatë të adrenalinës së shqiptarëve.
Journal: Përpjekja
- Issue Year: 1997
- Issue No: 10
- Page Range: 035-038
- Page Count: 4
- Language: Albanian
- Content File-PDF