The Delvina Uprising Cover Image
  • Price 4.50 €

Kryengritja e Delvinës
The Delvina Uprising

Author(s): Ibrahim Gani, Halil Qëndro
Subject(s): History
Published by: Përpjekja
Keywords: Delvina ; Ethem Totos

Summary/Abstract: Në pasditen e vonë të së shtunës së 15 majit të vitit 1937, rreth orës 1930, u dëgjuan krisma armësh nga oborri i shtëpisë së Ethem Totos. Ata që prisnin t’i dëgjonin nga çasti në çast, e dinin që ato krisma ishin sinjali i kryengritjes dhe u nisën menjëherë të bashkoheshin me atë grup njerëzish në krye të të cilit printe ish-ministri i punëve të brendshme Ethem Toto, kapiteni i parë Ismail Gjylbegu, kapiteni në lirim Xhevdet Gjoleka, togeri Tajar Goxho, toger XhelaI Shtupani, Idajet Hajno, Bejkush Gjoleka, Mato Qendro etj. Turma e njerëzve sa vinte e shtohej. Ndalesa e parë u bë në posttelegrafën e nënprefekturës, ku menjëherë u ndërpre çdo lidhje dhe ajo u vu nën kontroll të kryengritësve. Që andej iu drejtuan bashkisë së qytetit, nga ballkoni i së cilës Xhevdet Gjoleka shpalli para turmës së njerëzve kryengritjen e udhëhequr nga Ethem Toto. Prej këndej kryengritësit shkuan në nënprefekturë, ku Ethem Toto u foli xhandarëve të reshtuar për revolucionin që po niste dhe ata i premtuan t’i qëndronin besnikë. Ndërkaq ishin hapur depot e armatimit, të pajimeve, si dhe burgu. Armët ua ndanë civilëve dhe së bashku me forcat e xhandarmërisë u bënë 70-80 vetë.

  • Issue Year: 1996
  • Issue No: 06
  • Page Range: 093-112
  • Page Count: 20
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode