Ekskluziviteti (i deritanishëm) buzukian
The Exclusivity of Buzuku (up to now)
Author(s): Aurel PlasariSubject(s): Literary Texts
Published by: Përpjekja
Keywords: Exclusivity of Buzuku ; Buzuku ; Exclusivity
Summary/Abstract: Duke nisur prej të parit libër dore (ose libër shkolle) serioz të miratuar nga një ministri arsimi shqiptare, Elemente të gjuhësisë e të literaturës shqipe (Tiranë 1936) të Dr. E.Çabejt, kufiri i fillimeve të letërsisë shqipe vendoset te Buzuku i Mesharit (1555). Po ashtu edhe libri tjetër i dorës Shkrimtarë shqiptarë (1941) e nis kaptinën II Shkrimtarë të vjetër të Veriut me Gjon Buzukun dhe Mesharin (1555). Deri në librin (zyrtar) të dorës Historia e letërsisë shqiptare (1983), në pjesën I, Letërsia e vjetër shqiptare, “fillimet e letërsisë së vjetër shqiptare” vijojnë të llogariten me Mesharin e Buzukut. Më anë tjetër, prej një kohe e tëhu, theksohet gjithnjë më shumë prirja për t’i shtyrë më larg në të kaluarën fillimet e letërsisë shqipe të shkruar.
Journal: Përpjekja
- Issue Year: 1996
- Issue No: 06
- Page Range: 021-025
- Page Count: 5
- Language: Albanian
- Content File-PDF