Josif Brodskij - poeti i dy botëv botëve
Josef Brodsky - poet of two worlds
Author(s): Virgjil MuçiSubject(s): Literary Texts
Published by: Përpjekja
Keywords: Josef Brodsky ; poet of two worlds ; poetry
Summary/Abstract: Në qoftë se lipset gdhendur ndonjë mbishkrim mbi varrin e poetit, që u shua më 28 janar të këtij viti, në moshën 55 vjeçare, në Nju Jork, janë fjalët e tij gjatë ceremonisë së kurorëzimit me çmimin Nobel, në Stokholm, në vitin 1987: «Ka një krim edhe më të rëndë se t’i djegësh librat, të mos i lexosh ata». Një kritik perëndimor ka thënë për Brodskin: «Në qoftë se do që ta kuptosh Brodskin, më parë duhet të njohësh jetën e tij». Atëherë, çka qenë jeta e Josif Brodskit? Ajo e një ebreu rus, i cili u lind më 24 maj të vitit 1940. Në esenë e mrekullueshme «Një dhomë e një kuzhinë», me një ton ku nostalgjia ndjehet në çdo frazë, Brodskij do t'i kujtojë kështu prindërit, Maria Volpert e Aleksandër Brodskij, si dhe vetveten: «Mua m’u desh të mbijetoja luftën, kurse atyre iu desh të mbijetonin edhe gjatë spastrimeve të viteve tridhjetë». Më pas, Brodskij hyn në shkollë, por e ndjek vetëm për shtatë vjet. Parapëlqen të punojë sesa të vazhdojë studimet. Bën punë nga më të ndryshmet, punëtor krahu, mullixhi e marinar. Paskëtaj braktis gjithçka për t'u nisur me një ekspeditë gjeologjike në kërkim të uraniumit.Shkruan në ditarin e vet për jetën e asokohe: «Dikush më huazoi një libër me poezi...
Journal: Përpjekja
- Issue Year: 1996
- Issue No: 06
- Page Range: 059-062
- Page Count: 4
- Language: Albanian
- Content File-PDF