Një mbishkrim dygjuhësh i vitit 1912 në muzeun arkeologjik Durrës
A bilingual inscription of 1912 at the Archaeological Museum of Durres
Author(s): Eduard ShehiSubject(s): Archaeology, Museology & Heritage Studies, Recent History (1900 till today), Source Material
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Archaeological Museum of Durres;
Summary/Abstract: Në fondet e Muzeut Arkeologjik Dürres ruhet një mbishkrim dygjuhësh, greqisht dhe serbisht, gdhendur në një pllakë mermeri të bardhë me damarë gri, i një cilësie të mirë, me përmasa 0.615 x 1.165 x 0.03 (fig. 1). Pllaka është e lëmuar vetëm nga faqja e gdhendur, ndërsa pjesa e pasme është lënë e papunuar. Këndet e pllakës janë të harkuara. Nuk ruhet asnjë e dhënë mbi origjinën e objektit, kush e ka sjellë në muze dhe ku ka qenë ruajtur apo vendosur më parë. Nuk ruan gjurmë llaçi në pjesën e pasme, që të tregonte nëse ishte vendosur në një faqe mûri; por këndet e harkuara mund të kenë shërbyer për t’u kapur me kllapa metalike.
Journal: Studime Historike
- Issue Year: 2015
- Issue No: 03-04
- Page Range: 243-248
- Page Count: 6
- Language: Albanian