KUSH ISHTE ‘OSMANI’? JETA E ISMAIL QEMAL BEUT NGA NËPUNËS I PERANDORISË NË VEPRIMTAR NACIONALIST
Historic awareness - Ismail Qemal from a western employee to a nationalist activist
Author(s): Alba ÇelaSubject(s): History
Published by: Përpjekja
Keywords: Historic awareness ; Ismail Qemal ; western employee ; nationalist activist; Albania; Albanian Culture;
Summary/Abstract: Frymëzimi për këtë ese më erdhi nga leximi i kujtimeve të Ismail Qemal beut, një nga arkitektët kryesorë të pavarësisë së Shqipërisë dhe në të vërtetë njeriu që simbolikisht ngriti flamurin në Vlorë në 28 nëntor të vitit 1912, duke shpallur pavarësinë. Ismail Qemali ishte një figurë prominente në administratën osmane dhe e kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij duke i shërbyer Perandorisë Osmane me besnikëri dhe me përkushtim profesional, një fakt që historiografia shqiptare e përfshin me vështirësi në narrativën e saj. Jeta e tij është një shembull interesant i njerëzve që ndërruan përkatësinë e tyre në një kohë kur imperializmi po humbiste ngadalë, por në mënyrë definitive, betejën me paradigmën e re dhe të fuqishme të nacionalizmit. Kjo ese nuk ka për qëllim të jetë një tregim gjithëpërfshirës i jetës së Ismail Qemalit, dhe as të ezaurojë të gjithë pikëvështrimet analitike që mund të ndërmerren për të kuptuar kujtimet e tij aq të pasura në detaje dhe aq komplekse. Megjithatë, kjo ese merr në shqyrtim disa pika interesante dhe te vlefshme nga këto kujtime dhe i diskuton ato në mënyrë që t’i përgjigjet pyetjes së mëposhtme...
Journal: Përpjekja
- Issue Year: 2008
- Issue No: 25
- Page Range: 194-204
- Page Count: 11
- Language: Albanian
- Content File-PDF