SHKALLA MAGJIKE, MUZIKA E QETËSISË
The magical scale the music of tranquility
Author(s): Vesna JankovićSubject(s): Cultural Essay, Political Essay, Societal Essay
Published by: Përpjekja
Keywords: magical scale ; music of tranquility; Albania;Albanian Culture;
Summary/Abstract: Qetësi vere e shtruar. Aromë trëndafilash të lulëzuar. Prekje e lehtë me përjetësinë. Zbrazëti. Kudo….Në stolat e parkut dhe në sheshin e lojërave dhe në shilarset dhe kacavarëset. Dhe në mëngjesoren në cep. Nga pijetoret u larguan bile pjanecët e këtushëm. Papritmas duket ndonjë qen rrugësh, qëndron për një çast, pastaj zhduket diku. Vapa është e padurueshme. Natën-sulm mickonjash. Nuk zgjedhin, as nuk interesohen për grupin e gjakut. Kërkojnë si të shuajnë nevojën e përditshme, thithin gjak të freskët. Sara ka nxjerrë kokë nga dritarja e hapur. Edhe ajo diçka po kërkon. Ka ditë që dëgjon qetësinë. Kërkon ta kthejë në muzikë. ….Sara vë vesh dhe mban takt. Dhe përsëri vë vesh, mban takt me këmbë, mat ritmin. Asnjë fllad i lehtë. Rrugët janë të hapura. Tubat e kanalizimeve po çahen, sidomos në qendër, në lagjet e vjetra. Njerëzit vijnë në kryeqytet nga të gjitha anët, të gjithë duan të jenë këtu. Por Beogradi është i boshatisur në gusht. Tramvajet nuk punojnë, ndërsa shinat janë të hedhura përreth. Qyteti hapet çdo verë. Fillon e harrohet, bën gati garderobën, zbukurohet, hijeshohet...
Journal: Përpjekja
- Issue Year: 2008
- Issue No: 25
- Page Range: 141-144
- Page Count: 4
- Language: Albanian
- Content File-PDF