Shteti i Grilave
State of Grids
Author(s): Petrit SelimiSubject(s): Politics / Political Sciences
Published by: Jáva - Gazetë Politike Shoqnore e kulturës e biznisit
Keywords: Kosova; essay
Summary/Abstract: Në vitet e pesëdheta të shekullit 20, qeveria braziliane e Kubitchekut vendosi me e shpërngulë kryeqytetin e Brazilit prej qytetit ma të populluem t’Rio de Janerios në nji lokacion të ri në mes të xhunglave t’Brazilit. Ndërtimi i kryeqytetit të ri Brazilisë prej xeros, simbolizonte edhe trasformimin e Brazilit prej nji diktature kaotike në nji shtet përparimtar që po bahej superfuqi ekonomike e politike në kontinentin e vet. Kryearkitekt i Brazilisë së re ishte modernisti Oscar Nyemeyer, përkrahës i mësimeve funksionaliste t’Le Corbusierit. Avenyte e gjana e simetrike me hapsina të mëdha ishin sheja të nji shteti mirë t’organizuem, ku nuk ka vend për lloçin, flliqësinë e zhurmën e rrugicave të ngushta e t’errta (rrugicat e ngushta janë anmik i shtetit pat thanë vetë Le Corbusieri nji herë). Objektet monumentale, por minimaliste, të ministrive kallxonin për fuqinë e shtetit të ri, ku nuk ka vend për burokraci kaotike e të korruptueme. Pra, ndërtesat dhe vetë planifikimi urban i qytetit ishin dëshmi se si shteti i ri donte me u pasqyrue në sytë e qytetarëve – i pastër, i drejtë, i çiltër.
Journal: JAVA
- Issue Year: 2002
- Issue No: 12
- Page Range: 022-022
- Page Count: 1
- Language: Albanian