DISA TË DHËNA PËR REGJISTRIMIN E POPULLSISË SË VILAJETIT TË SHKUPIT DHE TË NAHIJES SË PEJËS NË KOHËN E PERANDORISË OSMANE
SOME DATA ON THE REGISTRATION OF THE POPULATION OF THE VILAYET OF SKOPJE AND OF THE PEASANTRY AT THE TIME OF THE OTTOMAN EMPIRE
Author(s): Ajten ArdelSubject(s): 19th Century, The Ottoman Empire
Published by: Instituti Albanologjik i Prishtinës
Keywords: 19th century; The Ottomans;
Summary/Abstract: Historianët në përgjithësi fokusohen te luftërat, trimëritë dhe biografitë e njerëzve të rëndësishëm në histori. Kohët e fundit vihet re se ky qëndrim ka filluar të ndërrojë drejtim. Paralelisht me këtë situatë vihet re edhe shtimi i studimeve rreth historisë sociale dhe lokale në lidhje me shoqëri dhe grupe të caktuara shoqërore. Këto lloj zhvillimesh në histori shoqërohen me trajtimin e problemeve të reja, sikur sjellin edhe mundësi të reja hulumtimi. Problemet e reja me të cilat ndeshemi na kushtëzojnë gjetjen e burimeve të reja që i përkasin periudhës që trajtohet dhe analizimin e të dhënave që gjenden në to. Si rezultat i shtimit të burimeve gjithëpërfshirëse dhe të metodikës, regjistrat e popullsisë, të hartuar nga osmanët, presin ende të trajtohen edhe më gjerë për shkak së të dhënave të sigurta të papërpunuara deri tanimë nga ana e studiuesve të interesuar për këtë temë.
Journal: Gjurmime Albanologjike - Seria e shkencave historike
- Issue Year: 2017
- Issue No: 47
- Page Range: 253-268
- Page Count: 16
- Language: Albanian
- Content File-PDF