THE HYBRID SOIL OF THE BALKANS: A TOPOGRAPHY OF ALBANIAN LITERATURE
THE HYBRID SOIL OF THE BALKANS: A TOPOGRAPHY OF ALBANIAN LITERATURE
Author(s): Robert ElsieSubject(s): History, Language and Literature Studies, Albanian Literature
Published by: Univeristeti i Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë
Summary/Abstract: Qysh nga fillimi i saj, kultura letrare shqiptare zbulon një kontradiktë të dukshme. Nga njëra anë, Shqipëria si një entitet kulturor, dhe letërsia shqipe si produkt i saj, u zhvilluan përgjatë shekujve në izolim relativ. Terreni malor i pakalueshëm që përfshin pjesën më të madhe të vendit bëri Shqipërinë njëterra incognita të njëmendët deri vonë në shekullin nëntëmbëdhjetë, madje edhe bregdeti jugor adriatik, moçalor dhe pllakosur nga malaria, joshte pak vizitorë të huaj të cilët mund të kishin nxitur një minimum të shkëmbimit kulturor. Me përjashtim të porteve të Durrësit dhe të Vlorës, që përdoreshin për njëfarësoj tregtie detare, dhe Via Egnatia, e përdorur qysh nga kohërat antike për të lidhur qytetet perandorake të Romës dhe Kostandinopojës, rrugët e komunikimit ndërkombëtar prireshin ta shmangnin Shqipërinë, duke e lënë kështu si një kënetë ekonomike e kulturore të Perandorisë Osmane e cila ishte në rënie.Mirëpo, në të njëjtën kohë, pothuaj asnjë regjion tjetër i Evropës nuk ka qenë aq shumë në udhëkryqe dhe nuk i është nënshtruar aq shumë kontrollit e ndikimit të huaj sa Shqipëria. Për njëmijë vite, nga ndarja e Perandorisë Romake në vitin 395 deri në rënien e Kostandinopojës më 1453, territori i Shqipërisë ishte kufiri i drejtpërdrejtë kulturor, politik dhe ushtarak i Romës Perëndimore dhe i Romës Lindore (pra, i Perëndimit latinishtfolës dhe i Perandorisë Bizantine greqishtfolëse). Edhe më vonë, nga pushtimi osman i Ballkanit jugor në fund të shekullit katërmbëdhjetë pothuajse deri sot, Shqipëria vazhdoi të jetë një pikë takimi kulturor në Evropë, duke lidhur Perëndimin e krishterë me Lindjen islamike. Duke ditur ndikimet e mëdha të huaja, ndonëse heterogjene, në Shqipëri, është mrekulli që ky komb i vogël mbijetoi, forcoi kulturën nacionale dhe, në fund, bëri vendin e vet në gjirin e shteteve të Evropës.Prej shekullit të pesëmbëdhjetë e tutje, Shqipëria u gjet e ndarë në tri sfera të ndryshme kulturore e linguistike: sfera e turqve muslimanë, grekëve ortodoksë dhe “latinëve” katolikë. Ndonëse fiset vendase malore kishin kulturën e tyre popullore dhe një letërsi të pasur gojore, ata nuk kishin alfabet, ndaj nuk kishin as traditë të shkruar. Nuk kishin as qasje në arsimimin zyrtar a kulturë intelektuale që mund të kishte stimuluar krijimin e një letërsie të shkruar. Këto u desh të importoheshin nga tri kultura fqinje që kishin ndarë vendin në rrafsh kulturor dhe shpeshherë edhe në rrafsh politik.Ndër problemet letrare që duhej trajtuar kur kultura letrare shqiptare më në fund kishte fituar një nivel modest të konsolidimit ishte konsensusi për një alfabet të përbashkët për gjuhën shqipe. Ky problem nuk u zgjidh me sukses deri në gjysmën e dytë të shekullit njëzet. Në periudhën njëqindvjeçare në mes të viteve 1750 dhe 1850, shqip shkruhej në jo më pak se dhjetë alfabete. Pa koncensus për një alfabet letërsi kombëtare nuk mund të shkruhej. Së dyti, ndonëse Porta e Lartë ua njihte autonominë kulturore qytetarëve të saj grekë, serbë, bullgarë dhe rumunë, duke përfshirë shkollimin dhe librat në gjuhën e tyre, ajo ua mohoi këto të drejta shqiptarëve të cilët i konsideronte turq, meqë pjesa më e madhe e tyre ishin myslimanë. Shkollat, librat dhe revistat në shqip ishin të ndaluara deri në kohën e pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912; në Kosovë, nën sundimin e ashpër serb, ishin të ndaluara deri në vitet e 50-ta të shekullit XX.Si pasojë e faktorëve të lartpërmendur dhe shumë faktorëve të tjerë, letërsia shqipe u zhvillua vonë.Letërsia e hershme shqipe (në fund të shekullit gjashtëmbëdhjetë dhe në shekullin e shtatëmbëdhjetë) ishte thelbësisht letërsi religjioze me frymëzim katolik dhe “latin”. Përbëhej fillimisht nga përkthimet e teksteve përkushtimore latine e italiane në shërbim të Kundër-Reformës. Vlerë më të madhe letrare kishte traktati religjioz Cuneus Prophetarum (Çeta e Profetëve) e kryeipeshkvit Pjetër Bogdani nga Kosova, e cila u botua në Padua në 1685 në shqip dhe italisht.Këto fillesa të letërsisë shqipe u ndërprenë papritmas nga pushtimi osman dhe islamizimi i Ballkanit jugor.
Journal: FILOLOGJI
- Issue Year: 2018
- Issue No: 22
- Page Range: 47 - 79
- Page Count: 33
- Language: English