Media ownership and its impact on media independence and pluralism Cover Image

Pronësia e medias dhe ndikimi i saj në pavarësinë dhe pluralizmin e medias
Media ownership and its impact on media independence and pluralism

Author(s): Ilda Londo
Subject(s): Media studies, Communication studies, Recent History (1900 till today), Transformation Period (1990 - 2010)
Published by: Shtëpia botuese “UET Press”
Keywords: media; ownership; independence; pluralism; Albania; post-communism era;

Summary/Abstract: Në këtë raport jepet një panoramë e përgjithshme e peizazhit mediatik shqiptar, si në kuadrin ligjor, ashtu edhe në atë financiar. Raporti përfshin në analizën e tij, si median e shkruar, edhe atë elektronike. Për këtë qëllim ai është i ndarë në dy pjesë kryesore. Në pjesën e parë parashtrohet dhe analizohet kuadri ligjor që rregullon pronësinë e medias shqiptare deri në vitin 2007. Në pjesën e dytë parashtrohen burimet e pronësisë dhe tëfinancimit të medias shqiptare deri në të njëjtin vit. Raporti argumenton se, skicimi i skemës së pronësisë në peizazhin e medias shqiptare, nuk është një detyrëelehtë, duke pasur parasysh infrastrukturën e dobët të sistemit të të dhënave në këtë fushë, si dhe mangësitë ligjore që mund të çojnë në fshehjen e pronësisë. Megjithatë, thelbi i çështjes nuk qëndron te pronësia si e tillë, por te financimi i medias dhe te transparenca e saj. Numri i madh i gazetave dhe televizioneve në Shqipëri ua detyrojnë ekzistencën e tyre kryesisht financimit nga biznese paralele dhe mungesës sëtransparencës së këtyre burimevefinancuese. Ky tipar i peizazhit të medias, padyshim që lë gjurmën etij nëinformacionin qëi përçohet publikut, ku janë interesat e pronarëve dhe jo atotë publikut, që vendosin rendin e ditës. Për pasojë, transparenca rreth pronësisë së medias, aktivitetit të saj, si dhe ndikimit te publiku, mbeten ende nevoja kyçe për zhvillimin e pluralizmit dhe pavarësisë së medias.

  • Issue Year: 2009
  • Issue No: 8
  • Page Range: 35-53
  • Page Count: 19
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode