Corruption and its Ambiguities Cover Image

Korrupsioni dhe Paqartësitë e Tij
Corruption and its Ambiguities

Author(s): Fabian Zhilla
Subject(s): Politics, Economy, Geography, Regional studies, Socio-Economic Research, Corruption - Transparency - Anti-Corruption
Published by: Shtëpia botuese “UET Press”
Keywords: Albania; corruption; ambiguities; economy; society; free market;

Summary/Abstract: Korrupsioni është bërë tashmë një faktor shqëtësues në ekonominë botërore, por roli i tij në shoqëri mbetet i paqartë. Korrupsioni mund të çrregullojë Iëvizjen e tregut të lirë ose të bëjë që investimet publike të jenë joeficiente në rritjen ekonomike. Nga ana tjetër korrupsioni mund të përshpejtojë zhvillimin në hapat e para të demokracisë të një ekonomie në tranzicion. Gjithashtu korrupsioni mund të jetë një efekt anësor i ‘ilaçeve' kuruese për progresin socialo-ekonomik të shoqërisë siç janë ndihmat e huaja. Për këtë qëllim në mënyrë që të kemi një pamje sa më të qartë në lidhje me rolin e korrupsionit në një vend të caktuar do të ishte më korrekte nëse do të përfshiheshin në analizimin e ndikimeve të tij disa faktorë socialë si sistemi politik, kultura demokratike e shoqërisë (maturimi demokratik), historia dhe kultura etj. Do të ishte shumë e vështirë që t’i qëndrohej mendimit se korrupsioni ndikon vetëm negativisht në shoqëri, por nga ana tjetër është po aq e vështirë gjithashtu të pretendosh vetëm të kundërtën. Në këtë kuptim fenomeni i korrupsionit dhe pasojat e tij në zhvillimet ekonomiko-sociale të një vendi janë të diskutueshme dhe për këtë qëllim kërkojnë që të analizohen duke u bazuar në një fazë apo situatë të caktuar politike ose ekonomike që ai vend kalon.

  • Issue Year: 2008
  • Issue No: 6
  • Page Range: 58-68
  • Page Count: 11
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode