Nga “Rcvolucioni i Kadifenjtë” tek “Restaurimi i Kadifenjtë”: Trashëgimia Komuniste në Poloni dhe Shqipëri
From the "Rcvolucioni i Kadifenjtë" to the "Restaurimi i Kadifenjtë": Communist Legacy in Poland and Albania
Author(s): Gëzim KrasniqiSubject(s): Geography, Regional studies, Political history, Post-War period (1950 - 1989), Transformation Period (1990 - 2010), History of Communism
Published by: Shtëpia botuese “UET Press”
Keywords: Poland; Albania; communism; communist legacy; Velvet revolution;
Summary/Abstract: Ky shkrim analizon trashëgiminë komuniste të vendeve në tranzicion duke krahasuar dy raste studimore nga Europa Lindore, Poloninë dhe Shqipërinë, nga viti 1989 deri në vitin 1997. Theksi vihet në analizimin e faktorëve që sollën rikthimin e partive ish-komuniste në pushtet - ose siç u quajt nga Adam Michnik-u “restaurimi i kadifenjtë” - në një kohë të shkurtër pas rënies së komunizmit në këto dy vende, pastaj kulturën e tyre politike, profilin e partive politike, prirjet për absolutizëm politik dhe mosbesimin në institucionet politike. Ky shkrim argumenton që pavarësisht traditave të ndryshme, elitave politike apo kulturave të ndryshme, shumica e vendeve të Europës Lindore (përfshi këtu edhe Poloninë dhe Shqipërinë) kanë përjetuar rikthimin e partive ish-komuniste (kryesisht të rimodeluara si parti Socialiste ose Socialdemokratike) në pushtet shumë pak kohë pas rënies së regjimit komunist si një shenjë të mbizotërimit të trashëgimisë komuniste dhe si një ndryshim në kursin e reformave që u diktua nga nevoja e njerëzve për më shumë mirëqenie sociale dhe siguri në jetë. Kështu, edhe Polonia edhe Shqipëria u ndeshën me të njëjtat probleme të trashëgimisë komuniste, si prirjet autoritare të kryetarëve të shteteve, Walesa dhe Berisha, si dhe me “restaurimin e kadifenjtë”. Gjithsesi, siç argumentohet në këtë shkrim, ajo çka i dallon këto vende është konsolidimi demokratik, zhvillimi ekonomik dhe integrimi europian. Polonia i ka arritur të gjitha këto, Shqipëria është ende rrugës drejt arritjes së tyre.
Journal: Polis
- Issue Year: 2008
- Issue No: 5
- Page Range: 77-88
- Page Count: 12
- Language: Albanian