Demokratizim Pa Politikë: Baza Konceptuale e Qasjes Ndërkombëtare në Shqipëri
Democratization Without Politics: The Conceptual Basis of International Access to Albania
Author(s): Blendi KajsiuSubject(s): Politics, Government/Political systems, International relations/trade, Developing nations
Published by: Shtëpia botuese “UET Press”
Keywords: Albania; international access; politics; democratization; conceptual basis;
Summary/Abstract: Qëllimi i këtij punimi është të nxjerrë në pah bazën konceptuale dhe presupozimet bazë, mbi të cilat bazohen përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të ndihmuar demokratizimin e Shqipërisë. Për këtë qëllim, artikulli shqyrton disa nga qasjet kryesore në fushën e demokratizimit. Argumenti kryesor është që, pavarësisht specifikave, të gjitha këto qasje e anashkalojnë ose e neglizhojnë politikën si kategori analitike dhe empirike. Në shumicën e rasteve politika ose është e parëndësishme përballë kategorive më “esenciale” si kultura apo struktura shoqërore, ose përcaktohet thatë si ndërveprimi mes aktorëve të ndryshëm politikë. Në këtë punim kjo mangësi nxirret në pah dhe kritikohet. Në fund të esesë eksplorohet mundësia e rikonceptualizimit të politikës si akt themelues dhe jo reflektim i faktorëve më të “thellë” si kultura apo struktura shoqërore.
Journal: Polis
- Issue Year: 2007
- Issue No: 4
- Page Range: 25-40
- Page Count: 16
- Language: Albanian