European Union Policies Against the Threat of Organized Albanian Crime: A Real Or Hyperbolized Concern? Cover Image

Politikat e Bashkimit Evropian Ndaj Kërcënimit të Krimit të Organizuar Shqiptar: Një Shqetësim Real Apo i Hiperbolizuar?
European Union Policies Against the Threat of Organized Albanian Crime: A Real Or Hyperbolized Concern?

Author(s): Ilir Kalemaj
Subject(s): Politics, Criminal Law, Criminology, EU-Accession / EU-DEvelopment, EU-Legislation
Published by: Shtëpia botuese “UET Press”
Keywords: Albania; EU; organized crime; policy;

Summary/Abstract: Krimi i organizuar dhe “kapja e shtetit” nga organizata mafioze prej kohësh është kthyer në shqetësimin kryesor të ndërkombëtarëve, kryesisht Bashkimit Evropian, pë rsa i përket rajonit që njihet si “dera e pasme” e tij, Ballkani Perëndimor. Shqipëria spikat për “rrezikshmërinë” që paraqet edhe ndërmjet këtyre vendeve dhe shpesh i është dashur të përballojë një retorikë të fortë kritikuese nga ana e ndërkombëtarëve, megjithëse provat empirike dëshmojnë se nuk ka rast të besohet se ky vend është sui generis dhe meriton këtë “trajtim” të veçantë. Ky punim synon të trajtojë si metamorfozën e retorikës së ndërkombëtarëve në lidhje me kërcënimin e krimit të organizuar shqiptar dhe perceptimet e institucioneve dhe aktorëve kryesorë politikë dhe shtresave shoqërore evropiane, ashtu edhe të anasjelltën: perceptimet publike të elitave shoqërore dhe politike shqiptare në lidhje me këtë retorikë evropiane. Teza kryesore që kjo ese artikulon është se ligjërimi mbi kërcënimin e krimit të organizuar shqiptar është sendërtuar mbi një stereotipizim të qëllimshëm të shqiptarëve, duke i dhënë krimit një veshje etnike, në mënyrë që të ruhet kohezioni i brendshëm i ndërkombëtarëve, pavarësisht largimit nga realiteti objektiv që ky ligjërim dominant ka prodhuar.

  • Issue Year: 2007
  • Issue No: 4
  • Page Range: 61-78
  • Page Count: 18
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode