Analiza e Analistëve: Shënime për një Sociologji Kritike të Rolit të Analistit
Analyst Analysis: Notes on Critical Role of Analyst Sociology
Author(s): Besnik PulaSubject(s): Politics, Sociology
Published by: Shtëpia botuese “UET Press”
Keywords: politics; analysis; political analyst; profession; analyst sociology;
Summary/Abstract: Në Shqipëri tashmë është etabluar profesioni i "analistit politik", mirëpo mbetet për t'u themeluar akoma kritika ideologjike dhe sociale e premisave mbi të cilat analistët ndërtojnë analizat e tyre. Kjo analizë e analistëve, një analizë sociale e aktivitetit të analistit që duhet të bëhet paralelisht me analizën e produkteve të tyre ideologjike, përbën njëkohësisht bazën për ndërtimin e një kritike të ideologjisë, kritikën e doksës dominante mbi të cilën është ndërtuar hegjemonia e re politike. E në këtë gërshetim strukturash analisti, zëri i të cilit paraqitet si i privilegjuar në komentimin e ngjarjeve politike, zë një pozicion të veçantë. Ky pozicion përkufizohet pikërisht nga roli kontradiktor që luan analisti në raport me fushën politike, atë gazetareske dhe atë intelektuale. Analisti nuk është politikan, mirëpo ai merret me politikën. Analisti nuk është inteleklual, mirëpo ai kultivon imazhin e vetes si të tillë.
Journal: Polis
- Issue Year: 2006
- Issue No: 2
- Page Range: 47-52
- Page Count: 6
- Language: Albanian