Anglicisms and their comprehension in Albanian Cover Image

Anglicizmat dhe të kuptuarit e tyre në gjuhën shqipe
Anglicisms and their comprehension in Albanian

Author(s): Halil Asllani
Subject(s): Language studies, Philology
Published by: Univeristeti i Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë
Keywords: Anglicism;globalization;comprehension;

Summary/Abstract: Krijimi i rrethanave te reja socio-politicke në rajonet shqipfolëse në tridhjetë vitet e fundit dhe ngritja e anglishtes si gjuhë globale kanë ndikuar në gjuhën shqipe në shumë aspekte gjuhësore e kryesisht në leksik. Zhvillimet dhe kontaktet në mes të anglishtes dhe shqipen kanë çuar drejt një vërshimi të anglicizmave në gjuhën shqipe, të fushave të ndryshme e që përhapen kryesisht përmes masmedies dhe me theks të veçantë përmes internetit. Këto rrethana të reja të krijuara në dekadat e fundit në Kosovë kanë hapur shtigje për hulumtime të aspekteve të ndryshme gjuhësore. Ky studim synon të mat shkallën e të kuptuarit të anglicizmave tek shqipfolësit mbi 50 vjeçarë. Për të arritur këtë qëllim ,kam përdorur një metodologji që është e natyrës kuantitative deduktive, duke pasuar me interpretim statistikor të të dhënave. Rezultatet tregojnë qartë se shkalla e të kuptuarit të anglicizmave është shumë e ulët dhe se dallon në regjistra të ndryshëm.

  • Issue Year: 2018
  • Issue No: 23
  • Page Range: 143 - 156
  • Page Count: 13
  • Language: Albanian, English
Toggle Accessibility Mode