KONSTANTINI I MADH DHE TRANZICIONI NGA HISTORIA E EPOKËS ANTIKE NË ATË MESJETARE
CONSTANTIN THE GREAT AND THE TRANSITION FROM THE EPOCH OF ANCIENT HISTORY TO THE MIDDLE AGES
Author(s): Aleksandar AtanasovskiContributor(s): Armend Mehmeti (Translator)
Subject(s): Cultural history, Semiotics / Semiology, Local History / Microhistory, Social history, Ancient World, Middle Ages, Historical Linguistics
Published by: Instituti Albanologjik i Prishtinës
Keywords: Jupiter Sacrum; Ulpiana; epigraphy; paleography; epithet Fulgur; inscriptions;
Summary/Abstract: Ky punim thekson rëndësinë e një altari kushtuar Jupiterit Sacrum, i zbuluar në Ulpianë në afërsi të murit lindor fortifikues të qytetit. Të dhënat epigrafike të ruajtura në altar shprehin qartazi praninë e kultit të Jupiter Fulgur në Ulpianë. Bazuar në të dhënat paleografike dhe analogjitë me monumente të ngjashme në provincat e Danubit, si dhe duke marrë për bazë kontekstin historik të vendit të zbulimit, një datim i përafërt i altarit mund të propozohet në shekujt II-III. Prezenca e epitetit Fulgur deri tani ka qenë e panjohur në mbishkrimet e zbuluara në territorin e Ulpianës, prandaj, me këtë epitet, Jupiteri është dëshmuar për herë të parë në Ulpianë, por edhe në Kosovë. Përderisa nën kualifikimin e shenjtë sacrum, Jupiteri është dëshmuar edhe me parë në përkushtimet dedikuar kultit të tij në Kosovë. Zbulimi i altarit kushtuar Jupiter Fulgur në Ulpianë vetëm sa e konfirmon faktin se Jupiteri adhurohej dhe nderohej gjerësisht në mesin e banorëve të këtij qyteti. Kështu, paraqitja e tij me epitetin Fulgur, vetëm sa e plotëson korpusin e epiteteve me të cilat adhurohej dhe nderohej kulti i tij në qytetin e Ulpianës.
Journal: Gjurmime Albanologjike - Seria e shkencave historike
- Issue Year: 2018
- Issue No: 48
- Page Range: 37-50
- Page Count: 14
- Language: Albanian
- Content File-PDF