THE ALBANIAN ISSUE IN THE BRITISH ARCHIVES (1919-1923) Cover Image

ÇËSHTJA SHQIPTARE NË ARKIVAT BRITANIKE (1919-1923)
THE ALBANIAN ISSUE IN THE BRITISH ARCHIVES (1919-1923)

Author(s): Edmond Shehi
Subject(s): Archiving, Diplomatic history, Political history, Pre-WW I & WW I (1900 -1919), Interwar Period (1920 - 1939)
Published by: Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave e Republikës së Shqipërisë; Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës
Keywords: Archival sources; archives for Albania; British archives; period interwar; history of Albania;

Summary/Abstract: Punimi “Çështja shqiptare në arkivat britanike në vitet 1919-1923”, së pari, ka për qëllim të hedhë dritë mbi dokumentet zyrtare të çështjes shqiptare gjatë kohës kur u mbajt Konferenca e Paqes në Paris dhe, pas saj; së dyti, qëndrimin zyrtar dhe jozyrtar të Zyrës së Jashtme Britanike (Foreign Office) mbi çështjen shqiptare dhe, së treti, alternativat e palës britanike në konferencë për zgjidhjen e çështjes shqiptare. Ky studim është mbështetur në dokumentet arkivore të Britanisë së Madhe, dhuruar nga studiues shqiptarë Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, të cilat përfshijnë telegrame dhe letërkëmbime midis zyrtarëve britanikë të kohës, ku përmendet çështja shqiptare, sugjerimet për zgjidhjen e saj, si dhe qëndrimi ndaj saj në varësi të interesave britanike në rajon. Në këtë studim do të jemi të aftë t’i evidentojmë rezultatet që ka pasur qëndrimi britanik në çështjen shqiptare të kësaj periudhe. Gjithashtu, ndikimin që kanë pasur nismat zyrtare dhe jozyrtare të qeverisë britanike dhe se sa kanë ndikuar këto nisma në zgjidhjen e saj. Në bazë të shfrytëzimit të dokumentacionit arkivor do të mund t’i analizojmë efektet që ka pasur politika britanike mbi çështjen shqiptare në veçanti si dhe nëse ka pasur vërtet një nismë britanike për çështjen shqiptare.

  • Issue Year: 56/2020
  • Issue No: 1-2
  • Page Range: 129-144
  • Page Count: 16
  • Language: Albanian