FJALË POTENCIALE DREJTPËRDREJT PËR TERMA TEKNIKE TEK LEKË MATRËNGA, PJETËR BUDI, FRANG BARDHI DHE PJETËR BOGDANI
POTENTIAL DIRECT WORD FOR TECHNICAL TERMS IN LEKË MATRENGA, PJETJR BUDI, FRANG BARDHI AND PJETËR BOGDANI
Author(s): Gani Pllana, Sadete PllanaSubject(s): Albanian Literature, Philology
Published by: University of Tetova
Keywords: common words;old Albanian authors;technical terms;special lexicon;
Summary/Abstract: Si objekt me interes të veçantë i këtij punimi është pikërisht vështrimi i fjalëve të zakonshme, qysh nga koha e evidentimit të tyre jo vetëm në tekstet e shkruara, si p.sh. tek veprat e Lekë Matrëngës, Pjetër Budit, Franga Bardhit dhe Pjetër Bogdanit (si gjallues në kohën e vet, i përshtatshëm, i krijuar) etj., si edhe të pasqyruara në fjalorët e shqipes si p.sh. nga Fjalori i Frang Bardhit ku takohen një varg fjalësh, të cilat kanë funksionuar si njësi speciale dhe më vonë kanë kaluar në terma. Nga pikëpamja e zanafillës së krijimit të tij në rrjedhë të kohërave deri në gjendjen e sotme ai mund të vështrohet edhe si formim nga fjalë të zakonshme, si edhe në zhvillimin e tyre të mëtejshëm, si njësi që ndahen në dy grupime të mëdha në vartësi nga dy stade kalimi të tyre nga format e leksikut special: të ulët deri në forma të leksikut special të lartë, ku si bazë kalimi shërben ngritja e tyre nga një koncept i ulët në atë të lartë. Drejtpërdrejt ato lidhen si me fjalë të zakonshme, ashtu edhe me njësi të një niveli më të lartë konceptor, siç janë termat, të cilët mund t’i quajmë ose njësi speciale të nivelit shkencor-teknik ose njësi të specializuara, meqë lidhen me fusha të veçanta të identifikuara të dijes.
Journal: ALBANOLOGJIA International Journal of Albanology
- Issue Year: 7/2020
- Issue No: 13-14
- Page Range: 27-34
- Page Count: 8
- Language: Albanian