VLERA ETNOGJUHËSORE NË FJALËKRIJIMET E FATOS KONGOLIT, SI MJETI KRYESOR PËR PASURIMIN E MËTEJSHËM TË GJUHËS LETRARE SHQIPE
ETHNO-LINGUISTIC VALUE IN THE WORDS OF FATOS KONGOLI, AS THE MAIN TOOL FOR THE FURTHER ENRICHMENT OF THE ALBANIAN LITERARY LANGUAGE
Author(s): Rakela LunikuSubject(s): Albanian Literature
Published by: University of Tetova
Keywords: monosyllabic nouns;lexical creativity;potential lexicon;word-formation patterns;syntagm
Summary/Abstract: Fatos Kongoli është përfaqësues i denjë i korpusit letrar të shekullit XX në qytetin e Elbasanit. Proza e tij i përket periudhës postkomuniste, me të cilën është bërë i njohur jo vetëm brenda kufijve të Shqipërisë, por edhe jashtë trojeve të saj. Duket sikur Kongoli vazhdoi atë që e la në gjysmë Kadareja, kuptohet në një stil tjetër, pasi përcjell një sistem të trishtë të shoqërisë në versionin letrar. Fitues i disa çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, ai ka marrë titullin e artë në Francë, "Kalorës i Legjionit të Nderit", akorduar nga presidenti francez, Sarkozi. Këtë titull e kanë marrë deri tani vetëm tre shqiptarë, Ismail Kadare, Jusuf Vrioni dhe Fatos Kongoli. Punimi evidenton mjeshtërinë e autorit për të përzgjedhur mjetet gjuhësore, aftësitë e tij fjalëkrijuese, të cilat jo vetëm i japin origjinalitet krijimtarisë së tij, por e bëjnë autorin një ndër ndihmësit kryesorë në pasurimin e gjuhës letrare shqipe. Në korpusin e tij gjuhësor, Fatos Kongoli shpeshherë përdor edhe fjalë thjesht krahinore e dialektore, por duke sjellë rigjallërimin apo shndërrimin e kuptimeve dhe të mjeteve të tyre fjalëformuese. Për rrjedhojë, kemi arritur në përfundimin se krijimtaria gjuhësore e autorit është e shumanshme, por ajo që të bie më lehtë në sy është krijimtaria leksikore, pra, krijimi i fjalëve ose i kuptimeve të reja te fjalët e njohura, prej nga vjen edhe prurja e madhe leksikore dhe mjetet e shumta fjalëformuese.
Journal: ALBANOLOGJIA International Journal of Albanology
- Issue Year: 7/2020
- Issue No: 13-14
- Page Range: 90-95
- Page Count: 6
- Language: Albanian