TRAJTAT E TJETRIT NË POEZINË E SOTME ARBËRESHE
THE TREATS OF THE OTHER IN TODAY'S ARBËRESH POETRY
Author(s): Hysni NdreuSubject(s): Albanian Literature
Published by: University of Tetova
Keywords: identification;culture;oppressive language;language of oppressed;foreigner;self;
Summary/Abstract: Qëllimi i këtij punimi është të identifikojë imazhin dhe format e tjetrit në poezinë bashkëkohore të arbëreshëve të Italisë. Tjetri në këtë poezi shfaqet dy llojesh: i jashtëm dhe i brendshëm. I pari paraqet identitet të ndryshëm nga vetja, ndërsa i dyti ka të bëjë me një lloj joshjeje për t’u njohur me veten. Evokimi i atdheut, ruajtja e rrënjëve, rifunksionalizimi i miteve dhe simboleve, si dhe evokimi i historisë a figurave të saj janë disa nga temat, që pothuajse të gjithë poetët e traditës dhe të bashkëkohësisë i shndërruan në objekt trajtimi poetik. Në kohët moderne, për t’i shpëtuar një bjerrjeje të tërësishme të gjuhës "së parë" dhe për të ruajtur identitetin e komunitetit arbëresh atje, është zhvilluar një prirje e përgjithshme për të shkruar e botuar në shqipen standarde, duke ruajtur edhe ndonjë element arbëresh, si një mundësi kjo jo vetëm për t'u afruar me tjetrin e brendshëm, por edhe për të zgjeruar kufijtë e recipientit të veprës së tyre.
Journal: ALBANOLOGJIA International Journal of Albanology
- Issue Year: 7/2020
- Issue No: 13-14
- Page Range: 139-144
- Page Count: 6
- Language: Albanian