MODELS OF CITATION IN ALBANIAN CHILDREN'S LITERATURE Cover Image

MODELE TË CITATSHMËRISË NË LETËRSINË SHQIPTARE PËR FËMIJË
MODELS OF CITATION IN ALBANIAN CHILDREN'S LITERATURE

Author(s): Jehona Rushidi-Rexhepi
Subject(s): School education
Published by: University of Tetova
Keywords: Citation theory;classifications;citation models;children's literature;

Summary/Abstract: Teoria e citatshmërisë domosdo paraqitet si e nevojshme në rastet kur tekstin letrar e shqyrtojmë nga sasia dhe mënyra e kontaminimit të tij. Nëse nisemi nga teoritë postmoderne, të cilat tekstin letrar e shohin si tekst që është vazhdim i një teksti, rishkrim apo kryqëzim sipërfaqesh tekstuale, letërsia shqiptare për fëmijë shihet si shembull i mirë për të shërbyer në ilustrimin e teknikave dhe modeleve të citatshmërisë. Punimi, përpara se të ndalet në ilustrimin e modeleve të citatshmërisë në letërsinë për fëmijë, do të shtrojë klasifikimet dhe modelet që i ofron vetë teoria. Konkretisht, do të sqarohen citatet intrasemiotike, intersemiotike, citatet e rrejshme, citatet e plota, të pjesëhme, etj. Përzgjedhja e shembujve do të merret nga letërsia bashkëkohore për fëmijë, por gjithashtu edhe nga faza të mëhershme duke pasur parasysh të përzgjidhen si shembuj ato krijime letrare që më së shumti qarkullojnë në tekstet shkollore për fëmijë të grupmoshave të ndryshme. Në këtë mënyrë, përmes shembujve do të mundësohet konkretizimi i klasifikimeve teorike të llojeve të citateve në letërsi. Punimi përbëhet kryesisht nga dy pjesë, ajo teorike dhe aplikative, ndërsa natyra e punimit është e tillë që do të shfrytëzojë njohuri nga teoria e intertekstualitetit, teoria e citatshmërisë dhe hermeneutika.

  • Issue Year: 7/2020
  • Issue No: 13-14
  • Page Range: 185-188
  • Page Count: 5
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode