FJALË TË RRALLA NË TË FOLMEN E REKASVE TË RRETHIT TË SHKUPIT
RARE WORDS IN THE SPEECH OF REKAS OF SKOPJE DISTRICT
Author(s): Idaete SinaniSubject(s): Lexis
Published by: University of Tetova
Keywords: dictionary;lexicon;villages;rare words;Reka e Epërme
Summary/Abstract: Në punim kemi trajtuar leksikun e fshatrave të rrethit të Shkupit me prejardhje nga Reka e Epërme e Gostivarit. Jemi përqendruar te fjalët e rralla autentike rekase, që përdoren në të folmen shqipe të fshatrave të Rekës dhe fshatrave me prejardhje nga kjo krahinë. Qëllimi kryesor i këtij punimi, është shqyrtimi i leksikut të kësaj të folmeje e cila ka ruajtur mjaft karakteristika të gjendjes së hershme të shqipes në tërësi, por, gjithashtu, edhe si një e folme që ka dhënë e ka marrë me të folme të tjera të krahinave përreth. Për shkak të studimeve të pakta për leksikun e fshatrave në fjalë, dhe në përgjithësi për të folmet e fshatrave të shpërngulura nga Reka, ky punim do të paraqet një ndihmesë modeste për leksikologjinë dhe leksikografinë shqiptare, për dialektologjinë dhe veçmas për përshkrimin e të folmeve të fshatrave të kësaj zone gjuhësore. Për mbarështrimin e këtij punimi, përveç konsultimit të literaturës shkencore dhe fjalorëve të ndryshëm, më së shumti jemi mbështetur në materialin e vjelë në terren si dhe në hulumtime e punime të tjera dialektore për të folmen në fjalë.
Journal: ALBANOLOGJIA International Journal of Albanology
- Issue Year: 7/2020
- Issue No: 13-14
- Page Range: 211-220
- Page Count: 10
- Language: Albanian