Communication of the exile's literature with national literary system: the case of Martin Camaj Cover Image

KOMUNIKIMI I LETËRSISË SË EKZILIT ME SISTEMIN LETRAR KOMBËTAR: RASTI I MARTIN CAMAJT
Communication of the exile's literature with national literary system: the case of Martin Camaj

Author(s): Jolanda Lila
Subject(s): Language and Literature Studies
Published by: University of Tetova
Keywords: letërsi ekzili; lexues; poetikë; modernitet; censurë

Summary/Abstract: Poetika e Martin Camajt përbën një nga modelet përfaqësuese të nënsistemit letrar të ekzilit, që solli komponente gjenuine në sistemin letrar kombëtar. Pozicion i letërsisë së shkruar prej tij është jashtëqendror ndaj gjithë sistemeve të letërsisë shqipe, duke përfshirë dhe letërsinë e shkruar prej mërgimtarëve; dhe njëherësh po aq jashtëqendrore dhe ndaj makrosistemeve të letërsive të mëdha evropiane bashkëkohore, me të cilat u lidh vetëm përmes përkthimeve.Gjithçka që shkroi në krijimtari, ai ia drejtoi lexuesit shqiptar si lexues i parë, pavarësisht se e dinte mirë se pikërisht ky ishte lexuesi i ndaluar dhe i munguar i veprës së tij. Në mënyrë të vetëdijshme ai provoi të krijonte qendrën e vet, origjinale dhe të papërsëritshme, në shqetësimet letrare, në tematikë, në përvojën estetike krijuese dhe në rendin gjuhësor.Kjo kumtesë do të nxjerrë në pah marrëdhënien autor-receptues në rastin e Camajt, duke e parë në dy plane: së pari, në planin e mungesës së komunikimit me lexuesit shqiptar për shumë vite, pasi vepra e tij u ndalua në Shqipëri (por u penguan edhe në Kosovë e diasporë) dhe së dyti, në planin estetik, vepra moderne e Camajt komunikon më shumë me vetveten sesa me lexuesin masiv. Ekskomunikimi duket sikur e përndjek ngahera këtë autor: fillimisht ai historiko-politik e më pas estetiko-receptues. Përmes trajtësimit të tipareve të komunikimit të veprës së Camajt, do të kalohet edhe në përgjithësime për vështirësitë e funksionimit të hallkës autor-vepër-lexues në rastin e letërsisë së ekzilit në përgjithësi.

  • Issue Year: 5/2018
  • Issue No: 9-10
  • Page Range: 141 - 144
  • Page Count: 4
  • Language: Albanian, English
Toggle Accessibility Mode