About the Albanian standard in the media Cover Image

RRETH STANDARDIT TË SHQIPES NË MEDIA
About the Albanian standard in the media

Author(s): Hidajete Azizi
Subject(s): Language and Literature Studies
Published by: University of Tetova
Keywords: Gjuha në media; standard gjuhësor; drejtshkrim; gramatikë; leksik

Summary/Abstract: Ky punim ka për qëllim të trajtojë nivelin e zbatimit të standardit të gjuhës shqipe në media duke shpalosur disa nga shmangiet më të shpeshta nga norma e standardit të cilat shfaqen në gjuhën e shkruar të mediave elektronike. Analiza e korpusit të materialit gjuhësor do t’i përfshijë karakteristikat dhe sidomos shkarjet nga normat e gjuhës shqipe në më shumë fusha të saj, si në rrafshin drejtshkrimor, në atë gramatikor, sintaksor e në rrafshin e leksikut. Konstatimi i një shpërdorimi të theksuar të normës së standardit gjuhësor të shqipes na bën që gjithashtu të ngremë edhe disa çështje të cilat mendojmë se janë shumë të rëndësishme e të ngutshme për t’u trajtuar, krejt me qëllim që të hulumtohen mënyra të duhura për përmirësimin e kësaj gjendje. E kemi fjalën këtu sidomos për një numër të madh të fjalëve të huaja të cilat në të shumtën e rasteve po përdoren pa nevojë në gjuhën e mediave elektronike dhe të cilat, sipas nesh, po i japin një drejtim të ri ecurisë së zhvillimit të gjuhës shqipe. E shohim këtë segment shumë shqetësues kur e kemi parasysh ndikimin e madh që kanë mediat, sidomos këto elektronike, në ndërgjegjësimin gjuhësor të shoqërisë në përgjithësi, pa marrë parasysh nivelin arsimor e intelektual.

  • Issue Year: 6/2019
  • Issue No: 11-12
  • Page Range: 211 - 223
  • Page Count: 13
  • Language: Albanian, English
Toggle Accessibility Mode