USE OF STANDARD LANGUAGE IN AUDIOVISUAL MEDIA IN KOSOVO Cover Image

PËRDORIMI I GJUHËS STANDARDE NË MEDIAT AUDIOVIZIVE NË KOSOVË
USE OF STANDARD LANGUAGE IN AUDIOVISUAL MEDIA IN KOSOVO

Author(s): Albulena Alidema
Subject(s): Language and Literature Studies
Published by: University of Tetova
Keywords: Kosova; gjuha e folur; gjuha e shkruar; norma drejtshkrimore

Summary/Abstract: Në këtë punim trajtohet gjendja aktuale e përdorimit të gjuhës standarde shqipe në mediat audiovizive në Kosovë dhe synon të jepë një pamje të përgjithshme, sa më tërësore, të shqipes së folur në media e veçanërisht në televizion. Përmes këtij punimi, gjithashtu, do të paraqitet gjendja aktuale e zbatimit të normës drejtshqiptimore të shqipes standarde në emisionet e drejtpërdrejta televizive që janë zgjedhur si mostër analize për këtë punim. Para se të hyjmë në analizë emisionesh, duhet rikujtuar faktin se televizioni, si medium audioviziv shumë i përhapur, ka rëndësi të madhe në edukimin e drejtë të kulturës së të folurit. Prandaj, me të drejtë thuhet se, gjuha e folur e mirë është ajo gjuhë që dëgjohet në radio dhe në televizion. Gjatë hulumtimit për këtë punim kemi vërejtur se gjuha e folur në mjetet audiovizive në Kosovë, paraqet një lloj të veçantë, me një fjalor karakteristik, i cili në të shumtën e rasteve na realizohet në varietetin jostandard të shqipes. Përpos përdorimit të varietetit jostandard në gjuhën e mediave na paraqiten edhe fjali me struktura jo të drejta të gjuhës shqipe. Si korpus të analizës sonë kemi marrë emisionine drejtpërdrejt “Imazh” në Televizionin publik të Kosovës (RTK), si dhe emisionin “Interaktiv” në Koha Vizion (KTV). Nga këtoemisione kem zgjedhur për mostër analizimi disa edicione, për të cilat kemi vlerësuar se pasqyrojnë më së miri, nivelin dhe shkallën e respektimit të standardit gjuhësor në të folur, brenda këtyre emisioneve televizive me një shikueshmëri jo të vogël të audiencës. Analizën e këndvështrimit tonë e kemi bazuar në emisionet e drejtpërdrejta, aty ku nuk mund të ndërhyjë redakroti gjuhësor, prandaj, në këtë punim, janë përjashtuar emisionet, të cilat mund të redaktohen, sepse në këtë rast, ato dalin si diskurse publike në gjuhën standarde, dhe jo si gjuha e tyre e përdorur qoftë me varietete lokale, qoftë pa to. Meqë e kemi të njohur faktin se gjuha e folur në mediat audiovizive mund të analizohet në fusha të ndryshme, punimin tonë e kemi konceptuar dhe strukturuar në analizimin e disa dukurive fonetike, morfologjike dhe sintaksore.

  • Issue Year: 6/2019
  • Issue No: 11-12
  • Page Range: 232 - 238
  • Page Count: 7
  • Language: Albanian, English